Beauty

Bletët mund të numërojnë deri në 4

Se bletët kanë shumë aftësi të cilat i kanë edhe njerëzit, e kanë zbuluar shkencëtarët australianë, e një prej zbulimeve më të reja thotë se bletët dinë të numërojnë.

“Sa më shumë që po i studiojmë këto qenie të cilat e kanë trurin me madhësi të farës së susamit aq më shumë po çuditemi. Ato me ne, të ashtuquajturit qeniet superiore, ndajnë shumë aftësi”, ka thënë për mediat australiane një prej hulumtuesve nga universiteti Queensland, Mandyam Srinivisan.

Ai dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë shënuar pesë vende në tunel dhe në një prej tyre kanë vendosur nektar, shkruajnë mediat australiane. Bletët kanë fluturuar pikërisht atje ku është gjendur ushqimi, mirëpo është interesante se ato kanë vazhduar të fluturojnë po atje edhe pse ushqimi është larguar.

Pas katër ndryshimeve të pozitës së ushqimit në tunel, bletët nuk kanë mundur të gjinden në të pestën prandaj shkencëtarët kanë konkluduar se bletët dinë të numërojnë, por vetëm deri tek numri katër.

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Bletët mund të numërojnë deri në 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *