Kur martesa është e lëkundshme, kjo mund t’i bëjë të dy partnerët të ndjehen të pikëlluar.
Por me sa duket vetëm femrat e moshës së mesme (jo meshkujt) kanë probleme shëndetësore të ndërlidhura me grindjet martesore, siç janë: tensioni i lartë i gjakut, trashësia e tepërt e barkut dhe faktorë tjerë që rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe diabetit, sipas një studimi që u prezantua të enjten në mbledhjen e Shoqërisë Psikosomatike të Amerikës në Çikago.
“Mendoj se ne duhet të pajtohemi me faktin se një marrëdhënie e helmuar është helmuese për tërë shëndetin tuaj,’ tha kardiologu Njeka Goldberg, mjek i programit “Zemra e Gruas’ të Universitetit të Nju Jorkut.
Në studim, kërkuesit e Universitetit të Utah-ut studiuan 276 çifte për të parë nëse depresioni ishte shkaku i vërtetë që martesat e dobëta janë të dëmshme për shëndetin. Çiftet ishin banorë të Utah-ut të moshës së mesme dhe të vjetër të cilët kryesisht ishin të martuar një kohë të gjatë, mesatarisht mbi 27 vite, dhe mosha e tyre sillej prej 32 deri në 76 vjeç.
Kërkuesit gjetën se marrëdhëniet e këqia ishin të dëmshme për shëndetin, sidomos për gratë. Gratë në marrëdhëniet e prishura ishin më të depresionuara se gratë tjera. Plus, ato kishin më shumë gjasa të kenë sindromin metabolik, një grumbull faktorësh të rrezikshëm përfshirë tensionin e ngritur të gjakut, nivelin e lartë të tregliceridës, nivelet e ulta të kolesterolit, trashje të barkut, dhe nivelin e ngritur të sheqerit, në parim të gjitha hapat në rrugën drejt sulmit të zemrës dhe diabetit.
“Për burrat, ne nuk vërejtëm, që gjërat negative martesore ishin të ndërlidhura me të gjitha sindromet metabolike. E vetmja gjë që ishte ndërlidhur ishin simptomet e tyre depresive,’ tha Nensi Henri, një mjek kandidat në klinikën psikologjike të Universitetit të Utah-ut. “Për burrat, të pasurit e një martese problematike është ende emocionale, por jo fizike apo problematike për shëndetin.’
Megjithëse kërkuesit nuk i pyetën të nënshtruarit në mënyë specifike për fenë, shumica e banorëve të Utah-ut janë Mormonë, të cilët janë të ndryshëm nga njerëzit e besimeve tjera dhe nuk divorcohen, thotë Henri. “Për shkak se kemi vlerën e vërtetë tradicionale të martesave në këtë shtet, në këtë zonë, atëherë unë mendoj se ne kemi hetuar çiftet të cilat jetojnë bashkë pa marrë parasysh çfarë ndodhë, thotë ajo.
©bukuri.com
0 comments on “Martesa e keqe mund të dëmtojë shëndetin tuaj”