Flokët, thonjët dhe lëkura tregojnë menyrën tonë të të ushqyerit. Për këtë mënyra e gabuar e të ushqyerit si dhe mungesa e vitaminave mund të bëjnë që të kemi flokë që kanë humbur shkëlqimin dhe të dobësohen e të çahen, të kemi thonj të dobët që thyhen shpejt dhe lëkurë të thatë dhe të mplakur.
Pra, ushqimi ynë duhet të jetë i pasur me lëndë antioksiduese, me proteina, vitamina A, B dhe C, hekur, kalium dhe zink. Gjithashtu duhet të konsumojmë shumë fruta dhe perime. Të pimë shumë lëngje dhe ujë për hidratimin e organizmit tonë. Dhe së fundi, dietat e shumta, zakonet e këqija të të ushqyerit dhe humbja e menjëherëshme e peshës, mund të dëmtojnë shëndetin e flokëve tanë dhe të na çojnë drejt rënies së tyre.
©bukuri.com
3 comments on “Si të kemi flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm”