Estetike

Këshilla si të kemi këmbë të bukura

kembe_te_bukura

 Tani që peep toes kanë filluar të paraqiten në vitrinat e dyqaneve, erdhi momenti të fillosh të kujdesesh për këmbët e tua në mënyrë taktike. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të një pedikyr të bukur.

  • Mbushni një legen me ujë dhe hidhni brenda kripërat e veçanta që përdoren edhe për të bërë banjë.

 

  • I lini këmbët brenda për 10 minuta.

 

  • Pasi lëkura e këmbëve tuaja është zbutur, fshijini me një peshqir ose pecetë.

 

  • Më pas përhapni një scrub për këmbët për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe i fërkoni vendet e ashpra me një gur smeril.

 

  • Fshijini këmbët që të largohen pjesët e mbetura nga scrub.

 

  • Më pas jepu një formë thonjve të tu me një limë të veçantë, pasi ke fshirë me aceton manikyrin që kishit më parë.

 

  • Nëse thonjët tuaj janë pak të verdhë nga lyerja e shpeshtë me manikyr, fërkoni sipërfaqen e tyre lehtë që të largoni zverdhjen me një limë të butë.

 

  • Përhapni rreth lëkurës së thonjve një solucion zbutës dhe shtyni lëkurën ngadalë mbrapa pa e dëmtuar dhe gjakosur.

  • Përhapni në këmbët tuaja body lotion dhe bëni masazh lehtë deri sa ta thithë lëkura komplet.

  • Në vazhdim fshijini thonjët që të mos mbetet krem dhe yndyrë.

  • Lyejini thonjët duke përhapur manikyrin bazë mbrojtës dhe pastaj lyejini me manikyrin që ju preferoni duke kaluar dy shtresa.

  • Në fund lyejini me manikyrin ndriçues ose manikyrin tharës.

©bukuri.com

0 comments on “Këshilla si të kemi këmbë të bukura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *