Estetike

Kujdesje për fytyrën

Paraqitja e fytyrës tuaj, pasqyron, si shpirtin dhe shëndetin tuaj ashtu edhe ndjenjat tuaja. Sigurisht do të donit që të shkëlqejë, për këtë kujdeseni, në mënyrë që të mos jetë e lodhur, e tharë dhe e munduar.

Edhe nëse keni një lëkurë të përsosur, gjithmonë është i nevojshëm kujdesi i fytyrës tuaj. Edhe nëse keni një cilësi të mirë të lëkurës, mund që fytyra juaj të fryhet nga ankthi dhe trysnia e perditshme.

Nëse e duron budget juaj, me e mira do të ishte të filloni një program për kujdesjen e fytyrës që do të zgjatë për 6 muaj. Një gjë e tillë do t’i japë mundësinë lëkurës tuaj që të përmirësohet dhe të pakësojë shpërthimet e lëkurës.

Dhe me gjithë këto zgjoheni me ndonjë shpërthim lëkure (puçra etj.) mirë është që të lini vetë natyrën që të bëjë të sajën. Kjo do të thotë se nuk keni nevojë të bëni ndonjë gjë të veçantë që të zhduken (p.sh që ti shtypni ato). Të posaçmit e estetikës ju këshillojnë që të përhapni nje concealer të lëngshëm në ngjyrën e lëkurës tuaj dhe pastaj te perhapni siper dhe pak pudër.

Hidhni pak nga ky produkt në dorën tuaj që të ngrohet pak dhe përdorni furçën tuaj qe ta përhapni dhe gishtin tuaj që ta shtroni më mirë. Dhe ne fund kaloni me një furçë të madhe një pudër gjysëm të tejdukshme.

©bukuri.com

0 comments on “Kujdesje për fytyrën

Leave a Reply

Your email address will not be published.