Beauty

Prezervativë me … dhëmbë

Një tip i ri prezervativash, ”prezervativë me dhëmbë”, të cilët u japin shumë shpresë tek gratë të cilat do t’i shpëtojnë përdhunimit, qarkulloi në Amerikën Jugore, siç u deklarua nga radiostacioni i qytetit Kimberli…

57-vjeçarja Sonet Elers që ka mbjellë këtë mënyrë të veçantë që të mund të pakësohet përdhunimi grave, nje fenomen i shpeshtë në vendin e saj, dhe vendosi që të bëjë një reklamë të ”prezervativit me dhëmbë” që e quajti “Rapex” dhe qarkullon në shitje, duke filluar që nga vëndlindja e saj, Kimberli.

Prezervativi, që për shkak se duket qesharak mjetet e informimit jugafrikane e quajnë ”Kurthi i penisit”, është një mekanizëm i sigurt për gratë që për t’a  vendosur ose për t’a hequr nevojitet një sistem vendosje i thjeshtë ashtu si tamponi.

Është i përbërë nga disa radhë në formë dhëmbësh dhe nëse dikush e sulmon, ajo që nuk duket nga jashtë, kafshon organin mashkullor me një mënyrë që të çlirohet nga kjo duhet ndërhyrja e doktorit. Kështu që, atë çast kaq të dëshiruar, dhunuesi e kalon në … qelinë e burgut!

 

Ky rezervativ që bënë ”mrekulli”, do të shitet 30 cent dhe është e sigurtë se do të bëj prodhuesin e saj të pasur. Në Afrikën e Jugut, vjet u denoncuan 55.000 përdhunime, pothuajse 1.000 çdo javë por numri i vërtetë i përdhunimeve të grave dhe fëmijëve është shumë më i madh, sepse është e njohur se as 1 në 8 përdhunime nuk bëhet i njohur nga viktimat.

©bukuri.com

0 comments on “Prezervativë me … dhëmbë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *