Hair Styling

Parukierët më të famshëm të botës ju rekomandojnë modelet e reja 2008-2009

Parukierët më të famshëm të botës ju rekomandojnë se cilat janë modelet e reja për flokët për dimrin 2008-2009. Flokë të shkurtër apo të gjatë, me apo pa extensions?

Shikoni se cilat drejtime… ndjekin ”gërshërët” më të famshme të botës.

TONI AND GUY

Tek TONI AND GUY, kërdi bëjnë flokët gjysëm të shkurtër. Të lirshëm, të rehatshëm dhe tërheqës. Asimetrikë dhe baluke krijojnë sensacione të ndryshme.

Ngjyrat e bakërta shkëlqyese dhe ngjyrat e errëta theksojnë në mënyrë të veçantë prerjet.

Për gratë që nuk kanë kohë që të vizitojnë shpesh parukeritë, mund të përdorin përditë produktet trendy siç janë shkuma e flokëve leave in treatments dhe xhelet e rinj të cilët kanë përfundime mahnitëse.

VIDAL SASSOON

”Babai” i stilit modern për dmrin 2008-09, këtë vit sugjeron stilin gjeometrik, permanatin “wash and wear’ dhe ripërtëritjen dhe zhvillimin e “bob cut’.

Krijimet e Sassoon, mbështeten në flokë të drejtë me ngjyrë të errët dhe prerje në forma organike, të cilat theksojnë shkëlqimin e tyre natyral.

Për VIDAL SASSOON, stil i përshtashëm i përditshëm është flokë ”të kujdesur” shkujdesur. Për një përfundim të ”pazakonshëm, pak shkumë ose xhel mjaftojnë.

SCHWARZKOPF

Schwarzkopf professional zgjedh këtë vit ngjyrën bjonde të hapur, ngjyrë bakër dhe ngjyrën gështenjë të hapur me fije të theksuara.
Schwarzkopf professional zgjedh këtë vit ngjyrën bjonde të hapur, ngjyrë bakër dhe ngjyrën gështenjë të hapur me fije të theksuara.

Gjithashtu flokë të gjatë me baluke dhe josimetrik është fetishi i dimrit të këtij viti.

Schwarzkopf për një paraqitje të mirë, ofron bishtaleca tërheqës për flokë të gjatë dhe wet look për flokë të shkurtër dhe gjysëm të shkurtër. Për të arritur përfundimin e dëshiruar nevojiten rreth 10 minuta.

©bukuri.com

2 comments on “Parukierët më të famshëm të botës ju rekomandojnë modelet e reja 2008-2009

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *