Sex & Marëdhënie

Sex: Çfarë kërkon ai nga ty dhe çfarë nguron të thuaj

sex-couple-keshilla-seksi-doktor-beauty-partner-lojra

A doni ndonjë të re në lidhje me faktin se çfarë do në të vërtetë i dashuri juaj, por ndoshta është tepër i turpshëm për t’jua kërkuar? Unë bëra një sondazh duke pyetur burra të zakonshëm ashtu edhe meshkuj njohës të seksualitetit për të marrë një informacion më në brendësi. Kjo është ajo çfarë ata më thanë mua…

Çfarë  do Ai në të vërtetë në Shtrat

sex-couple-keshilla-seksi-doktor-beauty-partner-lojra-pasion-dashuri-bukuri

1. Më shumë seks oral.

Unë jam i sigurt se kjo nuk është e habitshme për asnjeri. Por ajo që është e habitshme ishte se ata nuk duan detyrimisht vetem seks gojor. Djemtë, të paktën ata me të cilët kam folur, ju pëlqen të mendojnë për pak seks gojor si një fazë paraprake e përkryer para marrëdhënies seksuale. Mua më duket si një ide shumë e mirë, veçanërisht nëse është e ndërsjellë.

 

lap-dance-sex-couple-keshilla-seksi-doktor-beauty-partner-lojra-pasion-dashuri-bukuri

2. Një lapdance sensual me veshje intime.

E bërë prej jush, jo nga ndonjë kërcimtare nudo e rastësishme. Zotëria i cili ka këtë ide gjithashtu vëren se ai  mund të mos i japë rëndësi faktit që e dashura e tij nuk ka trupin e një aktoreje striptize. Çështja  është se ajo është duke bërë një vallëzim privat me veshje intime të posaçme ose nudo (ku ai është i vetmi spektator): një festë e veçantë vetëm për atë. Burrat janë qënie që e kanë të zhvilluar shikimin; duke pasur të dashurën e tij e cila kërcen dhe tund të ndenjurat e saj para tij do të jetë një stimul shumë i madh. Dreq, ata madje zhvillojnë kurse për gra në salla te posaçme tani që t’ju mësojnë grave se si të bëjnë një lloj valllëzimi gjatë të cilit ato zhvishen.

 

3. Herë pas here merrni kontrollin e situatës.

Pas një dite të gjatë në punë, duke marre vendime dhe duke përfunduar punë të ndryshme, ndonjëherë burri juaj do vetëm ti thuhet çfarë të bëjë. Kapeni ate prej kravatës së tij dhe çojeni atë në dhomën e gjumit. Ju nuk duhet të bëheni një tip  si  “Christian Grey”[personazh kryesor i romanit të suksesshëm erotik (Fifty Shades of Grey)(Pesëdhjetë nuancat e Grey-it) i vitit 2011 me autor E. L. James] me karakter të mbyllur, por vetëm merrni iniciativën dhe lejoheni atë t’ju afrohet dhe të beni një shëtitje së bashku  (mund të jetë një bashkëbisedim apo lojë fjalësh).

 

4. Demostrojini atij që ai është akoma i dëshirueshëm.

Egot e burrave janë të brishta, gjithashtu. Ndonjeherë ai do që ju të filloni aktin seksual sepse ai është i lodhur duke komanduar gjithmone situatën, por ka shpesh një arsye më të madhe që e frikëson atë: ai do që të ndjehet i dëshiruar prej jush. Ai në të vërtetë është në kërkim të intimitetit, jo vetëm seks.

 

5. Ndaloni lojërat.

sex-couple-keshilla-seksi-doktor-beauty-partner-lojra-argetim-femra-meshkuj

“Mirë” është një nga fjalët që e ngatërron një burrë më shumë se fjalët e tjera që mund të dëgjojë  nga partnerja e tij. Ai zakonisht e di se kjo do të thotë “jo mire”, por nuk mund ta kuptojë kurrë plotësisht se çfarë kuptimi ka. Thoni atë që mendoni, dhe jepuni kuptim atyre që thoni… si në ashtu edhe jashtë dhomës së gjumit. Lëreni atë të kuptojë çfarë bën efekt tek ju. Ai do të dijë si të silllet. Dhe, duke qenë i drejpërdrejtë dhe i ndershëm do të shërbejë për të krijuar besim me kalimin e kohës, e cila është mënyra më e mirë për të qenë në një lidhje të gjatë në kohë.

 

Zbavituni me disa ose me të gjitha këto këshilla, dhe prisni të shikoni habi, mirënjohje, dhe admirim në fytyrën e tij. Dhe mbani në mendje, edhe lidhjet më të mira duan pak punë.

Bukuri.com – Janar 2013

0 comments on “Sex: Çfarë kërkon ai nga ty dhe çfarë nguron të thuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *