Beauty

Dieta Ideale per nje Lekure te Bukur

best-skin-care-dita-bukurie-fytyre-ushqime-receta-keshilla-maska-fytyre-

Si mendoni të përdorni manaferrat në vend të Botox-it, domatet në vend të kremit për lëkurën, karotave në vend të makiazhit? Shumë ushqime janë ndihmë për të qenë të bukur dhe i bëjnë kremërat dhe trajtimet e shtrenjta të panevojshme.

"Mishi. salsiçet dhe ushqimet e tjera me origjinë nga kafshët janë përshpejtues të krijimit të rrudhave sepse ato përmbajne acid arakidonik, i cili gjithashtu formohet në trupin tonë kur ne hamë ushqime që përmbajnë acide yndyrore omega-6 siç janë margarina dhe vaji i lulediellit," shpjegon Axt-Gadermann. E njëjta gjë, thotë ajo, ndodh me radikalet e lira, një tip molekule e paqendrueshme që shumohet si rezultat i ushqimit të gabuar, i dritës së diellit dhe tymit – dhe sulmon qelizat e trupit.

 

yoghurt_fruit-dita-bukurie-fytyre-ushqime-receta-keshilla-maska-fytyre

 

Por ka produkte ushqimore të cilat e neutralizojnë këte efekt: "Manaferrat kanë një efekt të fortë mbrojtës kundër radikaleve të lira; ato kanë shumë antioksidantë," thotë Lauber, duke iu referuar substancave të cilat bashkëveprojnë me radikalet e lira dhe i stabilizojnë ato. "Dhe rregulli është, sa më në errësirë, aq më mirë." Sipas Axt-Gadermann, një gotë me lëngun e kokrrave të shtogut (shkurre që rritet në pyjet me pak lagështi) ka efektin mbrojtës të njëjtë me 14 gota të lëngut të rrushit të kuq dhe të 55 gotave të lëngut të mollës. Një sasi e vogël e manaferrave të paarrira siguron gjithashtu sasinë ditore të nevojshme të vitaminës C për një person, e cila përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe gjithashtu ndihmon tretjen. Spinaqi, gjithashtu, ka një efekt të madh mbrojtës, thotë Lauber. 100 gramë të tij kanë fuqinë mbrojtëse të 240 gramëve të rukolës apo të 1,900 gramëve kastraveca. Brocolit janë gjithashtu një ushqim shumë i dobishëm, thotë ai, me një efekt pothuajse si të një ilaçi ashtu si shumë perime të tjera të gjelbra, të cilat – në sajë të sasisë së madhe të vitaminës-B që ndodhet në to – lehtësojnë plagë të lehta dhe në këtë mënyrë ndihmojnë për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Dhe Lauber betohet për ndihmësin e bukurisë që pëlqehet nga modelet e modës, të quajtur çaj jeshil. Karotenoidet tek domatet dhe karotat jo vetëm vonojnë plakjen e lëkurës por gjithashtu e mbrojnë nga dielli, shton Axt-Gadermann. "Shumë njerëz harrojnë se ata janë të ekspozuar ndaj diellit çdo ditë dhe nuk mbrohen nga dielli," thotë ajo duke shtuar se konsumimi i rregullt i produkteve të domates dhe karotës siguron një faktor mbrojtës nga dielli të barabartë me katër. Ngrënia e karotës sjell si rezultat gjithashtu një lëkurë të freskët.

 

spinach_salad-dita-bukurie-fytyre-ushqime-receta-keshilla-maska-fytyre-

 

Një dietë e shëndetshme përmban gjithashtu karbohidrate dhe yndyra, "të cilat që të dyja janë të nevojshme për trupin tonë," thotë Seitz, një studiues i problemeve ekonomike në familje dhe mjek diete për shërbimin e informimit për konsumatorin "aid" në Gjermani. Ai ve në dukje se tërësia e prodhimeve të drithërave përmbajnë karbohidrate dhe janë, ashtu si frutat dhe perimet, të pasura me fibra dietike.

"Ato ndihmojnë tretjen e rregullt,e cila është një kusht paraprak për lëkure të bukur," thotë Seitz. Përveç kësaj, ai rekomandon praninë në dietë të acideve yndyrorë omega-3, të cilët gjenden në vajin e arrës dhe të farës së rrushit.

 

walnuts-dita-bukurie-fytyre-ushqime-receta-keshilla-maska-fytyre-

 

Proteinat kanë cilësi kundër plakjes dhe mund të riparojnë gjithashtu dëmtime të lehta të lëkures, sipas Seitz. "Lëkura jonë përbëhet nga kolagjeni i cili formohet nga bashkimi i blloqeve të proteinave," shpjegon ai. Kolagjeni duhet për formimin dhe zëvendësimin e qelizave të trupit. Seitz thotë se ushqimet më të mira në këtë pikëpamje janë prodhimet e qumështit të thartuar si kosi, hirra dhe dhalla të cilat sigurojnë shumë proteina por janë me pak kalori.

Bukuri.com Copyright 2012

0 comments on “Dieta Ideale per nje Lekure te Bukur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *