Shendeti

8 Keshilla per te ulur Nivelin e Sheqerit ne Gjak

sportDrink_Blood-Sugar-3-niveli-sheqerit-gjak-mjeku-popullor

Në se keni vështirësi për të mbajtur nën kontroll sasinë e sheqerit në gjak dhe do të donit ta ulni atë, ka fatmirësisht disa hapa efektivë që mund të ndërmerren. Përmbajtja e lartë e sheqerit në gjak mund të pakësohet lehtësisht. Me vetëm pak vullnet të mirë dhe përpjekje nga ana juaj dhe disa këshilla dhe marifete të vecanta të vërtetuara, ju do të jeni në gjendje të ulni sheqerin e gjakut natyrshëm dhe, të shmangni probleme të tjera shëndetësore serioze.

1. Ushtrime

Një mënyrë e lehtë për të ulur sheqerin e gjakut është të merreni me ushtrime fizike për 20 deri 30 minuta çdo ditë.Kur ju bëni ushtrime fizike, trupi juaj shndërron sheqerin e depozituar në energji dhe kjo ndihmon për të mbajtur sasinë e sheqerit të gjakut tuaj të ulët. Ecje e shpejtë, vrapim, ose dhënie e biçikletës, janë vetëm disa shembuj të aktiviteteve fizike që ju mund të bëni pa shkuar në palestër.

 

2. Hani pak dhe shpesh

Ngrënia më shpesh e sasive më të vogla të ushqimit do t’ju japë ju më shumë energji dhe ju ndihmon të shmangni rritjen e sheqerit të gjakut. Është një mënyrë e mirë për të mbajtur nivelet e sheqerit të qëndrueshme.

 

8-Tips-on-How-to-Lower-Blood-Sugar-3-niveli-sheqerit-gjak-mjeku-popullor

3. Zgjidhni Ushqimet e Duhura

Produktet ushqimore me përmbajtje të lartë sheqeri (me nivele të larta glicemie), siç janë patatet, orizi, dhe buka e bardhë, janë shpejt të tretshme nga trupi dhe përthithen shpejt në gjakun që qarkullon. Ato ngrejnë nivelin e sheqerit në gjak menjëherë. Ushqimet me përmbajtje të ulët të sheqernave (me nivele të ulta glicemie), siç janë frutat e pasura me fibër, mielli i tërshërës, lulelakra, kikirikët, spinaqi, domatet, fasulet, bizelet, përzierjet e drithërave, etj, janë të asimilueshme me ngadalësi dhe ato nuk shkaktojnë rritjen e niveleve të glukozës në gjak.

 

sugar

4. Evitoni Sheqerin e përpunuar

Ndërprisni konsumimin e sheqerit të rafinuar dhe të të gjitha ushqimeve që e përmbajnë atë ose të cilat në vend të sheqerit kanë Stevia ose nektar Agave(bime e vendeve te ngrohta). Sheqeri i rafinuar mund të ketë efekte dramatike në sheqerin e gjakut.

 

5. Evitoni Karbohidratet e tepërta

Karbohidratet e përpunuara ose karbohidratet e dëmshme, buka e bardhë, ëmbëlsirat, soda, marmelatat, biskotat ose makaronat janë të këqija dhe ato mund të ndikojnë në sheqerin e gjakut meqenëse trupi juaj i shndërron ato në glukozë shumë shpejt. Të ngrënit mirë ose një dietë e cila përmban karbohidrate të përbëra, si p.sh. frutat dhe perimet do të ndihmojë për të mbajtur nivelin tuaj të sheqerit në gjak të pandryshueshëm.

 

6. Konsumoni me shume Fibra

Fibra gjendet te frutat dhe zarzavatet dhe ndalon rritjen e shpejtë të sasisë së sheqerit në gjak pas ngrënies. Disa burime të dobishme të fibrës janë farat e Chias, psylliumi, farat e lirit, fasulet, lakrat e Brukselit, karotat, dardhat,portokajtë, grejpfrutat, dhe kikirikët.

 

8-Tips-on-How-to-Lower-Blood-Sugar-6-Blood-Sugar-3-niveli-sheqerit-gjak-mjeku-popullor

 

7. Ushqime Natyrale

Marrja e ushqimeve naturale shtesë që përmbajnë pak kalori është një mënyrë shumë e mirë për të ulur sheqerin tuaj në gjak dhe për ta mbajtur atë në nivele të shëndetshme. Salacia oblonga, Gymnema Sylvestre (bimë e pyjeve tropikale në Indi), pudër nga bari grek, xhensen, ekstrakti i kungullit, boronicë, pjeper i hidhur, kanella, dhe mineralet te tilla si kromi, zinku, magnezi dhe vanadiumi, jane disa nga produktet ushqimore shtesë më të mira të racionit ushqimor ditor për të ulur nivelet e larta të sheqerit.

 

8. Konsumoni çaj jeshil

Konsumimi i rregullt i çajit jeshil dhe të zi pa sheqer mund të ndihmojë për të ulur dhe stabilizuar të dy përbërësit, kolesterolin dhe nivelet e sheqerit të gjakut. Në qoftë se ju hani ushqimet e duhura dhe ndiqni sugjerimet e përmendura më lart, ju do të kontrolloni me lehtësi nivelet tuaja të sheqerit të gjakut dhe do ti mbani ato të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Në rast se keni ndonjë sugjerim të mirë të cilin unë nuk e kam përmendur në këtë artikull, ju lutem bëjeni të njohur atë në rubrikën e komenteve më poshtë.

 

Bukuri.com 2012

0 comments on “8 Keshilla per te ulur Nivelin e Sheqerit ne Gjak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *