Hair Styling

Dhjetë këshilla për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

 

cabello_almendra_wella

1. Jepni rëndësi në zgjedhjen e shampos dhe zgjidhni sipas llojit tuaj të flokëve dhe sipas shpeshtësisë së larjes. Sigurohuni nëse lëkura juaj është me vaj ose e thatë  dhe zgjidhni shampon e duhur.

2. Gjatë kohës së larjes bëni masazh në rrënjët e flokëve  me një lëvizje të butë rrethore përpara se ti shplani.

3. Mos i lani flokët asnjëherë me ujë të nxehtë. Gjithmonë përdorni ujë të vakët dhe shplarjen e fundit, në qoftë se ju mund ta duroni,  përdorni  ujë të ftohtë.

4. Nëse doni që të shkëlqejnë flokët tuaj, në shplarjen e fundit përdorni uthull .

5. Lërini flokët tuaj të thahen natyrshëm dhe pastaj përdorni tharësen për t’u dhënë formë.

6. Bëni maskë të paktën një herë në javë.

7. Kufizoni përdorimin e produkteve styling, shkumë, xhel, llak,  sepse ato shkatërrojnë flokët.

8. Nëse i lyeni flokët tuaj,  shmangni bojërat kimike dhe preferoni këna natyrore, e cila ka vlera ushqyesve.

9. Të pini shumë lëngje dhe hani ushqime të pasura me vitamina.

10. Në pishinë apo në det, mbrojini flokët tuaj me një kapuç. Nëse kjo është diçka që ju doni që ta shmangni, të paktën mos qëndroni shumë orë me kripësinë e ujit të detit në flokët tuaj. Përpiquni që t’i shplani me ujë të pastër  përpara se të kalojnë shumë orë.

©bukuri.com

89 comments on “Dhjetë këshilla për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *