Të trukosh me vëmendje dhe kujdes sytë nuk është gjithmonë aq e lehtë. Sytë janë pasqyera e shpirtit tonë dhe shpesh reflektojnë atë që zemra mund të fshehë.
Sipas formës, madhësisë, ngjyrës ne duhet të pershtasim makiazhin tonë duke marrë gjithmonë parasysh dhe hapësirën midis vetullave dhe syve.
Kjo është shumë e rëndësishme përsa i përket lyerjes së syve. Disa femra nuk u japin vetullave rëndësinë e duhur dhe makiazhi nuk mund të ketë të njëjtin përfundim dhe bukuri.
Nëse hapësira midis vetullës dhe syrit është mjaft e madhe ne duhet të kujdesemi me mënyrën e trukimit që të mos duket me e madhe, dhe nëse është më e vogël të mos e zvogëlojmë më tepër sesa është.
Kjo mund të arrihet duke pasur parasysh se ngjyrat e errëta disa forma sysh mund ti zvogëlojnë dhe ngjyrat e hapura disa të tjerë mund ta zmadhojnë këtë hapësirë.
Më poshtë ju mund të shikoni trukime sysh me kombinime mgjyrash të ndryshme.
4 comments on “Trukimi i syve – Make up for eyes”