* 3-4 çfarëdo përzierje sallatash dhe marule që ju pëlqen, të larë dhe të tharë
* 1 shegë të madhe
* 3 / 4 e filxhanit arra
Përgatitja e salcës:
* 6 lugë gjelle vaj ulliri
* 3 lugë gjelle lëng limoni
* 1-2 lugë gjelle mjaltë
* Kripë dhe piper për shije
Bëni salcën duke hedhur vaj ulliri , limonin, mjaltin, kripën dhe piperin në një kavanoz qelqi ose enë plastike me një kapak të ngushtë. Tundeni fort derisa mjalti të shpërndahet dhe të përzihen mirë.
Provojeni dhe për ta përshtatur sipas shijes tuaj, mund ti shtoni më shumë mjaltë, kripë, etj.
Prijini gjethet e sallatës në copa, hidhini në tas apo në ndonjë pjatë. Hidhni salcën mbi të, shtoni salcën arrat dhe kokrrat e sheges pasi i keni qëruar.
©Bukuri.com
0 comments on “Sallatë marule me shegë dhe arra”