Ambjenti

Kopshtaria mund të shërojë zemrën e lënduar

 

kopshtaria

Në një studim të kryer nga Instituti Rusk i Mjekësisë Rehabilituese në Universitetin e Mjekësisë në Nju Jork thuhet se njeriu fiton më shumë se vetëm kënaqësi duke parë lulet e bukura apo duke ngrënë perimet apo pemët e freskëta të një kopshti.

Kërkuesit zbuluan se pas një vizite të serrës dhe mbjelljes së bimëve në vazo, njerëzit që ishin duke u shëruar nga sëmundjet e zemrës ishin 53% më pak të tendosur, 46% më pak të zemëruar dhe 63% më pak të lodhur se sa njerëzit në grupin që kontrollohej që kishin kapërcyer ekskursionin e kopshtit.

 

A mundet që mbjellja e një bime në vazo të shpëtojë jetën tuaj? Pra, ndoshta!

 

Është i njohur fakti se depresioni dhe ashpërsia kontribojnë ndaj përjetimit të sulmit të dytë dhe vdekjeprurës në zemër.

Ndërkohë, në Universitetin Shtetëror të Kanzas-it, profesori i kopshtarisë Kendis Shumejkër, studjon përfitimet shëndetësore nga kopshtaria të të moshuarve, të rriturve dhe fëmijëve.

 

Ajo dhe kolegët e saj kanë zbuluar se kopshtaria ndihmon njerëzit të jenë të gjallë e të fuqishëm në shumë mënyra: ndërton fuqinë e duarve, përmbush racionin tonë ditor për aktivitete të moderuara dhe përmirëson vetë-vlerësimin.

 kopësht_lule

“Nëse ju punoni energjikisht me grabujë, me shat, apo shkulni barërat e këqia për së paku 30 minuta në disa ditë të javës, mund të prisni të njëjtat përfitime shëndetësore si ato që format tjera të aktiviteteve fizike ofrojnë’ – thotë ajo.

 

“Për më tepër, kur ju mirreni me kopshtari, truri juaj gjithashtu përfiton, sepse kopshtaria është një burim i qetësisë dhe rehatisë, dhe përfshin ndjenja paqësore.’

 kopësht_lule

Shumejkër thotë: “Kërkimet tregojnë se kopshtaria apo të qenurit afër bimëve, mund të pakësojë stresin’.

 

“Studimet e kryera me njerëzit që përjetojnë lloje të ndryshme të stresit (të burgosurit, studentët para provimeve, pacientët e sëmurë, ose ata që punojnë në ambiente negative të punës) tregojnë se bimët ose e pakësojnë sasinë e stresit që njerëzit përjetojnë, ose mund t’u ndihmojë atyre për ta rimarrë veten nga stresi më shpejtë.

 ©bukuri.com

2 comments on “Kopshtaria mund të shërojë zemrën e lënduar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *