Kuzhina

Mish viçi me spinaq

 

Nevojiten:

  • 1 kg mish viçi (shpatull) e ndarë në pjesë
  • 3 domate të grira
  • 1 kg spinaq
  • 1/2 filxhan çaji me vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Në një tenxhere nxehim vajin dhe skuqim mishin nga të dyja anët sa të marrë ngjyrë. Hedhim domatet e grira, kripën, piperin dhe 2-3 gota ujë. E lëmë gjellën të ziejë ngadalë për rreth 1 orë, deri sa të ziejë mishi. Në vazhdim hedhim spinaqin dhe e lëmë gjellën të ziejë për 30 minuta akoma.

Shënim: Spinaqin, përpara se ta hedhim në tenxhere e lajmë mirë, dhe e grimë në copa të vogla. Pastaj e hedhim në një legen apo enë tjetër me ujë të ngrohtë për 3-5 minuta që të mblidhet pak dhe e kullojmë.

©bukuri.com

0 comments on “Mish viçi me spinaq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *