Kuzhina Ushqimi

Çokollatë në alkol…”të nxehtë”

Lidhja që ka alkoli me gatesa të ndryshme është fakt. Por, lidhja e alkolit me çokollatën është të paktën e veçantë. Kombinimet janë të shumta por edhe të vështira. Ne do të shikojmë se me cilën pije mund ta kombinojmë, që ta shijojmë. Dy simbole erotike në harmoni të plotë.

Çokollatë qumështi.

Shija e saj e ëmbël kontribon në dashuritë më të mëdha të historisë bashkëkohore. Zëvëndësuese e seksit dhe bashkëshorte në ndarjet e mëdha.  Bridget Jones e adhuroi… Duke ndjekur rregullin që thotë se çokollata nuk duhet të mbulojë verën, mund të kombinonim një çokollatë qumështi mesatare të ëmbël, me një Merlot, dhe një të ëmbël me një  Shiraz ose Vinsanto. Dikush mund të preferoj një çokollatë qumështi me një Laphroaig 10y.o (dhe një corona Montecristo). Natyrisht, shumë likere dhe ndonjë konjak mund të kombinohet me këtë lloj çokollate (Bailey’s, Tia Maria).

Çokollata e zezë

Ashpërsia e çokollatës së zezë predisponon për sallone me mobilje druri të rënda dhe kolltukë prej meshine. Indiferenca për sheqerin dhe veljen e të bardhës tradhëton një gjëndje pothuajse snob dhe modeste, ku të pranueshme bëhen vetëm shijet e plota. Çokollatën e zezë me 50% kakao mund ta ”martojmë” me nje Cabernet Sauvignon ose një Pinot Noir. Çokollata të zeza me përmbajtje më të madhe se kakao do të shkonin me një Dalwhinnie 15y.o. ose një X.O. Cognac.

Çokollata e bardhë

Çokollata e bardhë, si më lozonjarja nga të treja, është ajo me më shumë përmbajtje gjalpi. Kombinimi i saj me një Sherry P.X. dëgjohet i posaçëm. Gjithashtu, mirë do të kombinohej me nje Sambuca të bardhë. Guxoni ta provoni me një  Cuvee Champagne (sugjeroj Cuvee Louise 1996). Ndoshta mendoni se shampanja humbi, por ndoshta ju pret një suprizë e gëzuar… flluska të bardha me copëza të bardha, shijojini.

©bukuri.com

0 comments on “Çokollatë në alkol…”të nxehtë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *