Ushqimi

10 mënyra të zgjuara, që të hani më pak

Mënyra të suksesshme të vërtetuara, sesi të merrni më pak kaloridhe kolesterinë në tavolinën e drekës.

1.   Mos e lini stomakun tuaj bosh deri në drekë. Një stomak bosh ngopet me vështirësi.

2.   10-15 minuta para drekës, pini ujë të mjaftueshëm. Etja e shton urinë, ndërsa uji e pakëson.

3.   Zieni një vezë, dhe hani vetëm të bardhën e vezës. E verdha e vezës përmban më shumë se 200mg kolesterinë, ndërsa e bardha aspak.

4.   Shmanguni djathërave të ndryshëm dhe sallamëve. Qoftë edhe në një masë të vogël kanë shumë kalori.

5.   Bëhuni shok të sallatave dhe perimeve të ndryshme, sepse e mbushin stomakun, nuk të shëndoshin dhe ulin mbledhjen e dhjamit dhe të kolesterinës.

6.  Prijeni mishin në copa të vogla dhe i hapni nëpër pjatë, kështu që rracioni do të duket më i madh dhe pjata nuk do të nxërë më shumë gjellë.

7.  Hiqni nga mishi cipën dhe dhjamin. Për çdo gramë dhjamë që shmangni, largoni rreth 9 kalori, domethënë për një cipë të vogël mbi 100 kalori.

8.  Mos i hidhni mishit të pjekur shumë kripë, piper apo mustardë, sepse të hapin oreksin dhe ndihmojnë në mbledhjen e lëngjeve në pjesët dhjamore të trupit.

9.  Vini si kufi 2-3 gota alkol. Çdo pije më tepër vështirëson punën e mëlçsisë dhe të trurit.

10.  Mos pini sodë dhe pije freskuese me gaz, sepse rëndojnë tretjen dhe pengojmë metabolizmin e dhjamërave.

©bukuri.com  

1 comment on “10 mënyra të zgjuara, që të hani më pak

  1. Pingback: pligg.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *