Estetike

Dhjetë hapa për këmbë të bukura

Me sezonin e bukur, dëshira për të zbuluar veten është e madhe, sidomos kur këmbët kthen në fokusin tonë. Në fakt, ushqimet e dimrit dhe uljet e zgjatura na lënë shenjat e tyre: celulitin, yndyrnat, këmbet pa kurim, peshë në gjymtyret e poshtmë etj. Për këtë qëllim kemi përbledhur dhjetë pika të rendesishme për këmbë të bukura.

  1. Fshini manikyrin e vjetër me pambuk dhe aceton.
  2. Limoni thonjtë tuaj duke u dhënë formë katrore.
  3. I fusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë për 10 minuta, në të cilin kemi hedhur një gotë qumësht dhe pak vaj ulliri, sepse ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura.
  4. Me një vegël të veçantë, zbusni dhe limoni sipërfaqen e thonjve.
  5. Gërryeni thëmbrën me një furçë të ashpër.
  6. Bëni masazh me një produkt peling.
  7. Shplajini dhe fshijini këmbët mirë dhe përhapni në këmbët tuaja një krem zbutës.
  8. Shtyni, largoni lekurën rreth thonjve.
  9. Lyeni thonjtë me manikyrin e tejdukshëm që është baza (base coat).
  10. Përfundoni duke i lyer me manikyrin që doni dhe në fund shkëlqyesin (top coat).

©bukuri.com

0 comments on “Dhjetë hapa për këmbë të bukura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *