Forma e bukur e vetullave është një nga sekretet e një makiazhi të bukur. Shumë vajza nuk u japin shumë rëndësi vetullave të tyre ose disa herë i heqin më tepër se çduhet. Vetullat janë kornizë për sytë tanë dhe mund të na tregojnë të bukur dhe të ëmbël ose të egër dhe të prishin paraqitjen e përgjithshme të fytyrës tonë. Duhet pra që të kujdesemi për paraqitjen tonë dhe për formën që u japim vetullave.
Çasti më i përtshtatshëm për të hequr vetullat tuaja është pas një dushi apo banjoje. Gjithashtu mund të përdorni një peshqir apo pecetë të ngrohtë dhe të lagur që të hapni poret e lëkurës tuaj në mënyrë që heqja e vetullave të jetë më e lehtë dhe më pak e dhimbshme. Mos harroni që ti hiqni qimet ne drejtimin që ato rriten dhe jo në të kundërt.
©bukuri.com

















edhe un mendoj se vetullat kn shum rendesi te madhe sepse nese vetullat kan form tekeqe apo te pa kujdesura e gjith pamja apo bukuria humbet
edhe un mendoj se vetullat jon gjysma e bukuris te njeriut si pesh qe un i kom vetullat me te mira te gjith me marrim lakmi kshtu qe kujdesuni per vetullat sa me shum qe eshte e mundur