Kuzhina

Mish pule me kunguj të vegjël

Nevojiten:

  • 1 pulë e ndarë në pjesë
  • 2-3 qepë të freskëta të prera
  • 3 domate të grira
  • 1/2 filxhan çaji me vaj ulliri
  • 1 lugë të vogël borzilok të thatë
  • 1 lugë të vogël me rigon
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Pastrojmë dhe lajmë kungujt dhe i presim në feta të rrumbullakta. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim pak copat e pulës. qepët dhe kungujt e prerë derisa të zbuten. I vendosim copat e kungullit në një pjatelë. Hedhim në tenxhere domatet. borzilokun, rigonin, piperin dhe kripën. I trazojmë dhe hedhim 3 gota ujë dhe e lëmë mishin e pulës të ziejë ngadalë në një temperaturë mesatare për 1 orë. Përpara se ta heqim gjellën nga zjarri, shtojmë edhe copat e kungujve dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta.

Shënim: Nëse kungujt janë shumë të vegjël, nuk është e nevojshme t’i presim në feta por thjesht i çajmë pak me thikë në disa vende.

©bukuri.com

2 comments on “Mish pule me kunguj të vegjël

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *