Beauty

Lexoni etiketën e rrobave para se t’i lani

etikete_rrobash

 

 

 

 

 

 

Kur blini një rrobë të re është mirë që të lexoni edhe etiketën që ka rroba dhe që tregon mënyrën sesi të kujdeseni për të. Kjo është mënyra më e mirë që të shikoni nëse rroba juaj mund të lahet ose të pastrohet e thatë pa u larë. Nëse nuk ekzistojnë shumë informacione tek etiketa dhe bëhet jalë për një copë të zakonshme, më e sigurt është që ta lani bashkë me rroba të errëta nëse ka ngjyrë të errët ose me ngjyra të hapura nëse ka ngjyrë të hapur.

Mënyra më e mirë që të shmangni suprizat e pakëndshme, është t’i ndani ngjyrat e errëta nga ngjyrat e hapura dhe nga  të  bardhat.  Nëse keni blerë një rrobë të re, veçanërisht në ngjyrë të kuqe ose blu, është më mirë që ta lani veç nga rrobat e  tjera ose bashkë me rroba që kanë të njëjtën ngjyrë, të paktën për dy-tre herët e para, që të jeni të sigurtë nëse do lëshojë ngjyrë ose jo.

©bukuri.com

0 comments on “Lexoni etiketën e rrobave para se t’i lani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *