Shendeti

Analizat që duhet të bëj çdo femër nga mosha 20 në 35 vjeçe

denti-bianchi

Gratë që zakonisht janë të zëna me punë nuk i japin rëndësi vizitave tek doktori. Kur jeni në mes të një jete me shumë tension, gjetja e kohës për tu regjistruar për kontrolle mjekësore është e një rëndësie jetike. Me shpresë se ju jeni brenda afatave kohore me të gjitha vaksinimet e nevojshme dhe mund të përqendroheni pikërisht për tu siguruar që ju jeni në kohë në lidhje me këto afate.

Çdo pesë vjet -Kontrollet fizike

Megjithëse disa studime i konsiderojnë kontrollet fizike të trupit të kota, Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdon të sugjerojë bërjen e dy kontrolleve fizike mjekësore në moshën 20 dhe 30 vjeçe. Çdo doktor është i ndryshëm kur bëhet fjalë për kontroll mjekësor të trupit, por mundësitë janë që mjeku që kujdeset për shëndetin tuaj të shqyrtojë të kaluarën tuaj, treguesit jetësore, dhe presionin e gjakut dhe të bëjë disa konkluzione mjekësore.

Kolesteroli

kolesteroli-colesterolo-keshilla-mjekesore-doktor-shqip-online-doctor

Kur ju të jeni 20 vjeç, kontrolli i kolesterolit tuaj çdo pëse vjet është i nevojshëm. Mënyra e veprimit është mjaft e thjeshtë; pasi të rrini 12 orë pa ngrënë e pa pirë, ju bëni analizat e gjakut që masin kolesterolin e përgjithshem. LDL (low-density lipoprotein)(lipoproteinë me dëndësi të ulët) kolesterol “i dëmshëm”, HDL(high-density lipoprotein)(lipoproteinë me dëndësi të lartë) kolesterol “i dobishëm”, trigliceridet(përbërësit kryesorë të acideve yndyrore). Nivelet tuaj të LDL(low-density lipoprotein)(lipoproteinë me dëndësi të ulët) të kolesterolit të dobishëm duhet të jenë 100 mg(one thousandth of a gram=0,001gram)(një e mijta e gramit=0,001gram)/dL(decilitre=0,1litre)(decilitër=0,1 litra) ose më pak, dhe HDL(high-density lipoprotein)(lipoproteinë me dëndësi të lartë) e juaj, pra nivelet e kolesterolit “të dobishëm” duhet të jenë 60 mg(miligram)/dL(decilitër) ose më shumë.

Çdo tre deri në pesë vjet

Analiza për të zbuluar kancerin në qafën e mitrës; megjithëse analizat për çdo vit për kancerin në qafën e mitrës ishin normë, sipas Kolegjit Amerikan të Mjekëve Obstetër dhe të Mjekëve Gjinekologë, shumica e grave nga mosha 21 deri 65 mund të presin tre deri në pesë vjet ndërmjet analizave për kancerin në qafën e mitrës për sa kohë që rezultatet janë normale.

Çdo tre vjet -Kontrolli i gjirit

A caring profession

Kontrolli i gjirit i kryer nga një mjek është një masë e rëndësishme parandaluese që duhet të merret për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit për ju. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit gratë 20 deri 30 vjeçe duhet të bëjnë një kontroll klinik të gjirit (clinical breast exam) (CBE) në çdo tre vjet. Megjithëse shumica e grave nuk e kanë të domosdoshme që të fillojnë të shkojnë çdo vit për të bërë mamografi(një teknikë që përdor rrezet X për të diagnostikuar dhe për të gjetur vendodhjen e tumoreve të gjirit) deri në të dyzetat, ACA (American Cancer Association) (Organizata Amerikane kundër Kancerit) gjithashtu rekomandon që ekzaminimet me mamografi të bëhen herët për gratë që kanë farefis të gradës së parë që ka kancer të gjirit

Çdo dy vjet-Kontrolli i syve

kontrolli-syve-falas-online-occulista-gratis

Shoqata Amerikane e Mjekëve Okulistë rekomandon kontroll të syrit çdo dy vjet. Ju do të bëni një seri kontrollesh të shikimit për të vlerësuar nëse ju keni nevojë për syze dhe gjithashtu të kontrollohet që sytë tuaj te jenë në formë të mirë.

Çdo vit-Tensioni i gjakut

Kontrolli çdo vit i tensionit tuaj të gjakut është një domosdoshmëri. Fatmirësisht, ju nuk duhet të shkoni tek doktori sa herë që ju e keni te nevojshme. Kërkoni për mundësinë e ekzaminimit në zonën tuaj ku banoni zakonisht ose përdorni makina të automatizuara në ndonjë farmaci në lagjen tuaj. Tensioni i lartë i gjakut – gjithashtu i njohur si hipertension – është 140/90 ose më shumë. Tensioni normal i gjakut për një të rritur duhet të jetë poshtë vlerave 120/80.

Kontrolli i dhëmbëve

dhembet-denti-kontrolli-dentis-keshilla-mjekesore-doktor-shqip-online-doctor

Ju mund të mos ju pëlqejë të shkoni për kontroll te dentisti, por të qenët të rregullt me këto kontrolle është e nevojshme për shëndetin tuaj në një periudhë afatgjatë. Sigurohuni që ju të bëni një pastrim të plotë dhe kontroll të dhëmbëve çdo gjashtë muaj deri një herë në vit.

Analiza e STI(sexually trasmitted infection)(infeksion të transmetuar seksualisht)

Për gratë aktive seksualisht rreth të njëzetave, nëse gratë janë në një lidhje monogamike ose jo duhet të mos ndikohen në lidhje me faktin se sa shpesh ato bëjnë analizën për STI(sexually trasmitted infection)(infeksion te transmetuar seksualisht). Një ekzaminim mjekësor në zonën e legenit do të përcaktojë nëse infeksioni Klamidia është i pranishëm, dhe të dhëna të tjera për sa i përket gjakut për STIs (Sexually transmitted infection)(infeksione të transmetuara seksualisht) të tjera.

Çdo muaj-Vetëkontrolli i gjirit

Ndërsa disa grupe të mjekësisë pretendojnë se vetëkontrollet e gjirit nuk janë më të nevojshme, shume gra kanë zgjedhur ta vazhdojnë me këtë praktikë. Nëse ju nuk jeni i sigurt si të bëni një vetëkontroll të gjirit tashmë, mësoni udhëzimet, dhe të mësoheni se si ndihen në prekje dhe si duken gjinjte tuaj. Ekzaminimi në vetvete nuk do ta ulë rrezikun tuaj, por bërja e këtij ekzaminimi rregullisht ju vendos ju në pozicionin më të mirë për të parë ndonjë shenjë ose anomali në fazat më të hershme.

Vetëkontroll i lëkurës

Nëse ju keni tendencë për njolla të shkaktuara nga dielli ose nishane, ju mund ta keni të domosdoshme të shkoni te dermatologu juaj më rregullisht, por Fondacioni i Kancerit të Lëkurës këshillon një kontroll të thjeshtë, të plotë dhe të imët të vetvetes për çdo muaj. Udhëzimet janë të thjeshta dhe të lehta për tu ndjekur, dhe ashtu si vetëkontrollet e gjirit, ju ndihmon ju të mësoheni me lëkurën tuaj kështu ju i vini re ndryshimet në lëkurën tuaj me herët. Une e kam bërë këtë kontroll zakon duke vëndosur një kujtesë për çdo muaj në postën time elektronike dhe duke përsëritur me kujdes veprimet kur dal nga dushi.

Bukuri.com – Janar 2013

0 comments on “Analizat që duhet të bëj çdo femër nga mosha 20 në 35 vjeçe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *