Beauty

4 Maska për fytyrën për Eleminimin e Puçrrave dhe shënjave nga Aknet

Puçrrat shfaqen shpesh gjate ndërrimit te stinëve, ne periudhat stresuese, apo gjate pubertetit. Ne ketë artikull do te gjeni disa këshilla dhe maska për fytyrën ne kushtet e shtëpisë,  si te eliminoni puçrrat apo shenjat qe kane lëne aknet.

Maske për fytyrën me sode buke për heqjen e puçrrave

Kjo është një maske qe nuk duhet abuzuar shpesh pasi than shume lëkuren dhe pas çdo aplikimi këshillohet te aplikohet një krem hidratues.
Ne një ene hidhni 3 luge sode buke dhe pak ujë derisa te formohet një lloj kremi qe mund ta aplikoni ne fytyre. Lëreni te veproj për rreth 20 minuta dhe me pas e shpani me ujë te ftohte. Mos harroni te aplikoni një krem hidratues me pas.

 

Maske me veze për heqjen e puçrrave dhe shenjave ne fytyre

Vezët janë përbërësi ideal kur flitet për problemet e fytyrës. Në veçanti kundër plakjes dhe akneve.
E verdha e vezës përmban proteina që ndihmojnë lëkurën të rindërtohet, mbi të gjitha kur përmban shenja nga aknet.
Gjithashtu këto proteina heqin vajin e tepruar i cili bllokon poret dhe heq qelizat e vdekura.

Për të hequr pikat e zeza, për të eliminuar puçrrat dhe shenjat e lëna nga aknet, përgatisni një maske më dy të verdha vezësh.
I hidhni në një enë dhe i rrihni me delikates me anë të një rrahësi (jo mikser kuzhine).
E aplikoni në fytyrë dhe e lini të thahet për 20 minuta duke u munduar mos ta tërhiqni shumë fytyrën.
Me pas shpani fytyrën me ujë të ftohtë. Me një pambuk e kaloni sipër duke e stampuar me delikates.

 

maske-per-pucra-anke-shenja-fytyre-limon-bukuri-Face-Mask

Maske për heqjen puçrrave me domate, sheqer dhe limon

Kjo maske eshte shume agresive, keshtu qe perdorimi duhet te jete i moderuar sidomos per lekurat e ndjeshme. Ne nje mikser grini domaten te ciles i kemi hequr lekuren, hedhim disa luge te vogla heqer dhe i shtrydhin gjysem limoni. E aplikojme ne fytyre dhe e mbajme ashtu per rreth 20 minuta. Mund te aplikoni krem hidratues.

 

Maske për eliminim e akneve dhe puçrrave

Kjo maske nuk është dhe aq agresive, kështu qe mund ta përdorin dhe personat me lëkure te ndjeshme.
Ne një ene hidhni 2 luge kos te bardhe dhe 2 luge mjaltë. Me pas ne një mikser kuzhine grini gjysme fete ananasi. I bashkoni dhe i aplikoni ne fytyre. E mbani për rreth 25 minuta dhe me pas e shpani me ujë te ftohte.

www.Bukuri.com

223 comments on “4 Maska për fytyrën për Eleminimin e Puçrrave dhe shënjave nga Aknet

Leave a Reply

Your email address will not be published.