Kjo është një tortë që në brendësi të saj ka çokollatë të lëngshme.
Përbërësit:
- 200 gram cokollate puro
- 150 gram sheqer plulur
- 200 gram gjalpe
- 2 luge supe miell
- 3 veze
Shkrijmë në banjomaria* çokollatën dhe gjalpin duke i trazuar herë pas here. Rrihen të bardhat e vezëve veç, derisa të krijohet një masë kompakte. Rrajmë me vete të verdhat e vezeve me sheqerin dhe më vonë shtojmë mjellin duke e hedhur me ndihmen e një site të vogël në formë pluluri. Pasi e kemi rrahur shumë mirë dhe është krijuar një mase e vetme shtojmë çokollaten e shkrire dhe gjalpin e shkrirë. Vazhdojme i rrajmë dhe për 2 -3 minuta të gjitha së bashku dhe shtojme të bardhën e vezës. I rrahim përsëri derisa bëhet një masë kompakte dhe e derdhim në formen që kemi përgatitur (lyer me gjalpë tepsin). E vemë të piqet në furre të ngrohtë për 15 minuta në temperature 175°.
Pasi e heqim presim pak te ftohet e kthejmë në një pjatance dhe e sperkatim me pak plulur sheqeri përsiper.
* banjomaria quhet shkrirja apo gatimi i dickaje në dy enë, ku njëra është e mbushur me ujë. Në një enë të madhe pasi e mbushim pergjysem me uje e veme te zjeje dhe ne mes te saj vendosim nje enë tjeter më të vogël me ushqimin qe do gatuajmë, në rastin tonë me @okollatën dhe gjalpin që do të shkrijmë.
Stefi Tola ©bukuri.com
0 comments on “Tortë me çokollatë të lëngshme”