Ambjenti

Vizitoni Top 10 Qytetet 2009

10 Qytetet më të mira për t’i vizituar në vitin 2009

vilnius_collage
Botuesi i librit më të shitur udhëzues të qyteteve, DK Eyewitness Travel, ka emëruar zgjedhjen e vet për qytetet më të mira për t’i vizituar këtë vit.

Pas mendimit të mirë gjatë pirjes së disa filxhanëve me kafe kontinentale dhe biskotave, ekipi që krijon serinë e librave udhëzues kanë zbuluar qytetet e tyre të preferuar për vitin 2009, me një shije të veçantë Evropiano-Veriore dhe Amerikane.

Vilnius – Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2009, kryeqytet i Lituanisë, planifikon 120 projekte kulturore dhe artistike, dhe mbi 900 ngjarje kulturore.

Ngjarjet kryesore që përfshihen janë Panairi i Librave në Shkurt, Dita e Muzikantëve të Rrugës, Nata Kulturore në Natën e Mes-Verës dhe Festivali i Dritave LUX në Nëntor i cili bashkon grupet e privuara nga shoqëria në qytetin “e ndriçuar’ duke përdorur shkencën, natyrën dhe artin për të “ndriçuar’ Vilnius-in në periudhën e tij më të errët në vit.

Buenos Aires – Krahina e vjetër e portit të La Boca në Shkurt do të paraqesë një ekspozitë madhore të mjeshtrit surealist Marcel Duchamp te galeria e artit Fundacion Proa që është rindërtuar kohëve të fundit. Në Qershor brigjet dhe doket e krahinës Puerto Madero hapin projektin e parë të dizajnit në Amerikën Latine të quajtur Foster & Partners (udhëhequr nga Z. Norman Foster).

Hapësira e banimit mbi kulm do të jetë pjesa kryesore e krahinës së re të kulturës. Dyqindvjeçari i pavarësisë së Argjentinës nga Spanja është në vitin 2010 por viti i ardhshëm ofron mundësinë për të shkuar atje para se të arrijnë turmat.

Gdansk – që supozohet të jetë Krakow-i i ri në vitin 2009. Qyteti i vjetër i Gdansk është zbukuruar nga shtëpitë piktoreske Bergher që vijëzojnë rrugët e tij që janë zbukuruar me me një baticë hotelesh, restorantesh dhe dyqanesh. Me fluturime direkt nga Liverpool, Stansted dhe Birmingham-i me agjensinë Ryan Air vija e bregdetit të Polonisë mund të ketë një baticë vizitorësh në këtë pjesë të Detit Baltik.

Seattle, SHBA – Me hotelet e sapohapura Four Seasons, Hyatt at Olive 8 (hapur në Janar nga firma Hyatt) dhe hotelin e madh të ri dhe ekologjik të quajtur “1′ i planifikuar të hapet kah mesi i vitit 2009, fjetjet e mira të natës janë caktuar për këtë vit në Seattle.

Diçka që ju duhet juve në një qytet që ju sheh duke arritur një Rok Shou apo duke e marrë zonën e qendrës së qytetit me kajak, të gjitha në një udhëtim. Një qytet i vërtetë Amerikan rrethuar me akër sekuojësh gjigande shtetërore, vijë detare me mjegull dhe shpellat prej akulli e bën këtë qytet një ballafaqim intrigues.

Bristol – Dita Von Teese kohëve të fundit ka hapur një depo pranë Cinema de Lux dhe një bollëk apartamentesh luksoze te Cabot Circus – ngjitja e shumëpritur ndaj rajonit tregtar të Broadmead. Jo shumë kohë më pas, joshja ekologjike e Bristolit u bë më e fuqishme dhe u emërua qyteti më i mbështetur në Britani. Konsumimi luksoz dhe mbështetja ambientale duket të jetë e përgatitur të bashkëjetojë në vitin 2009.

Fez – Me fluturimet e reja direkte nga Gatwick duke filluar në Dhjetor 2008, dhe me linjën ajrore me kosto të ulët Atlas Blue, nuk do të duhet shumë kohë para se turistët të kthehen në lindje të tregjeve të ngjeshura të Marrakech-it, për të eksploruar qendrën shpirtërore dhe kulturore të Marokos.

Rrugët e ngushta të Fes-it janë të gjalla me tregëti dhe të gjitha rrugicat çojnë tek xhamia Karaouin e ndërtuar në vitin 859, njër nga xhamitë më të vjetëra të famshme në botën perëndimore Muslimane.

Washington DC – I freskët me patriotizmin e riforcuar, udhëtoni në Bregdetin Lindor me tren apo autobus, duke u nisur kah jugu nga Nju Jorku drejt shtëpisë së stërgjyshëve themelues në Filadelfia, dhe pastaj tek vatra e Qeverisë Amerikane.

Me librarinë më të madhe në botë (Libraria e Kongresit), Muzeun Kombëtar të Historisë së Amerikës dhe Varrezën Kombëtare Arlington, mos të përmendim Shtëpinë e Bardhë, Washington DC është një vegim i mermerit dhe dritave , me ikona dhe monumente në çdo kthesë.

Kopenhaga – Me 12 yje të Michelin-it të shpërblyer në vitin 2008 (më shumë se Viena, Roma apo Madridi) plus një grup të hoteleve me butike dhe hotelet e dizajnuar me buxhet minimal, Kopenhaga është bërë destinacioni final i gustatorëve dhe modës. Kredencialet e tij të gjelbërta gjithashtu nuk janë të këqija, dhe kohëve të fundit është bërë “Qyteti i Biçikletave’ numër një në botë, kur rreth 36 % e qytetarëve të Kopenhagës shkojnë me biçikleta në punë apo në shkollë.

Cape Town – mysafiri i kupës botërore të vitit 2010 do të thotë se vizitorët në fund të vitit 2009 do të kenë rastin të shohin të përmirësuar Stacionin e Cape Town-it dhe mbërritjen e strehimit luksox Një dhe Të vetëm të Cape Town-it, komplet me degën e parë të Nobu-s të Afrikës.

Cape Town duket i gatshëm t’i mbajë lojërat e tij turistike në vitin 2009 derisa marshon drejt ngjarjeve sportive në vitin e ardhshëm. Duke ja shtuar këtë perspektivës së famshme botërore, aktiviteteve në natyrë, dhe çmimeve të volitshme për shkak të kursit të këmbimit, dhe është një kohë e mirë për ta vizituar.

Vjena – Kalendari i festivaleve në Vjenë është një turbullirë e vërtetë e sallës së vallëzimit, duke futur në lojë topat xixëllues të Vitit të Ri dhe madhështinë vjetore të Mbrëmjes së Vallëzimit Opera të Vjenës më 19 Shkurt 2009. Në mes të Majit mbahet festivali më i madh i radhës Winner Festwochen, ku shfaqen shfaqje tetrale, opera, arte muzikore dhe aktrimi, dhe operat e Mozart-it interpretohen te parku i bukur Schönbrunn Park deri në fund të Gushtit.

 ©bukuri.com

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Vizitoni Top 10 Qytetet 2009

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *