Nail Art

Si të bëjmë model thonjsh me lule 3D – Hap pas hapi

Më poshtë keni të ilustruara me foto sesi mund të bëni një model thonjsh hap pas hapi dhe lule 3D. Thonjt e mëposhtëm janë thonj artificial me tip, të punuar me akrilik  (acrilic nails) dhe gel.

1. Hapi i parë

Pasi keni ngjitur tip dhe keni limuar lidhjen e tip me thoin tuaj që të mos duket dhe të jetë bërë një me thoin tuaj, punojeni me akrilik dhe limojeni në formën që duhet.

2. Hapi i dytë

Bëjmë një model french të pjerrët me acrilic gliter ngjyrë të kaltër në trashësinë që duam.

3. Hapi i tretë

Marrim furçën e akrilikut dhe e fusim në lëngun e akrilikut.

4. Hapi i katërt

Pasi e kemi zhytur në lëngun furçën e fusim në vazon me akrilikun e bardhë duke marrë një pjesë në formë topi të vogël të rrumbullakët në madhësinë që duam të bëjmë gjethet.

5. Hapi i pestë

Vendosim akrilikun që kemi marrë me furçën mbi thua.

6. Hapi i gjashtë

Duke punuar me furçë krijojme gjethet në formën që duam.

7. Hapi i shtatë

Pasi i kemi bërë gjethet vendosim pak gliter per t’i zbukuruar dhe një gurë të ndritshëm në mes.

8. Hapi i tetë

Pasi i kemi bërë lulen apo gjysmën e lules (ju mund të bëni lloje të ndryshme lulesh sipas preferencave tuaja) tërheqim disa vija në formë degësh për ta zbukuar akoma.

Dhe në fund ju do të keni një model french të pjerrët me ngjyrë të zbukuruar me lule 3D.

©bukuri.com

65 comments on “Si të bëjmë model thonjsh me lule 3D – Hap pas hapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *