Life Style

Fuqia e zemrës

Fuqia e zemrës

• Dashuria nuk shndërron vetëm botën e ndjenjave dhe atë shpirtërore tek njeriu, por sjell ndryshime të rëndësishme edhe në trupin e tij.

• Shqetësimi dhe ankthi ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në funksionimin e gjendrave, gjithë sistemin nervor, por më tepër ngarkojnë zemrën.

• Zemra e njeriut të pamend gjendet në gojën e tij, kurse e të mençurit, në zemrën e tij.

• Nëse në zemrën tënde nuk ka vend për ndjenjat e dashurisë dhe dhembshurisë për të afërmin tënd, atëhere sigurisht vuan nga ‘sëmundja më e keqe e zemrës’.

• Që të përgjojë dikush atë që thotë zemra e tij, nuk është e lehtë. Që të zbulojë se kush është në të vërtetë, nuk është e lehtë. Duhet shumë punë dhe këmbëngulje që të njohë njeriu se kush është dhe se ç’farë kërkon në të vërtetë.

• Burgu më i keq, është zemra e mbyllur.

• Në një zemër të mbushur ka vend për të gjithë. Zemra boshe nuk nxë asnjë.

• Mirënjohja është kujtesa e zemrës.

• Pasuria dhe varfëria, gjithashtu ashpërsojnë zemrën e njeriut.

• Të kesh mendje të fortë dhe zemër të butë.

• Buzëqeshja është çelësi që hap çdo zemër njerëzore.

• Nëse nis ditën tënde me dashuri në zemër, me paqe dhe të vërtetë në mendjen tënde, nuk do të dalësh vetëm ti i fituar. Do të bekohen të gjithë ata me të cilët do të kesh kontakt gjatë ditës.

• Të mos humbim moralin tonë ndërsa bëjmë mirë, sepse nëse nuk do të humbim kurajon deri në fund, do të korrim në kohën e duhur.

• Ata që nuk mësuan të qajnë dhe të dhembin me zemrën e tyre, nuk dinë as të qeshin.

• Burrë i pjekur është ai i cili arrin të fitojë zemrën e fëmijës së tij.

• Një zemër plot gëzim është padyshim rezultat i një zemre në të cilën digjet flaka e dashurisë.

• Zemra që do, mbetet gjithmonë e re

• “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.’

• Kur mungon zemra e pasur, pasuria materiale ngjan tmerrësisht e varfër!

• Dy gjëra janë të këqija për zemrën: ngjitja e shpejtë e shkallëve dhe pakujdesia jote të zhgënjesh ata që të rrethojnë.

• Dëshpërimi udhëheq njeriun në vetëkontroll, rrit mirëkuptimin dhe dhembshurinë e tij dhe zbut zemrën e tij.

• Lumturia gjendet në zemër dhe jo në rrethanat.

• Mendja mund harrojë dikur, por zemra. Asnjëherë.

• Një zemër e mirë dhe e sjellshme është burim gëzimi dhe rreth saj çelin buzëqeshje.

• Kur krijoj diçka me zemër, ajo ngjan e mrrekullueshme. Por kur thjesht vendos mendjen, rezultati është i varfër.

©bukuri.com

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Fuqia e zemrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *