Nail Art

Mos i fërkoni sytë me thonj të lyer

 

Produktet që përdoren për rregullimin e thonjve përmbajnë përbërje kimike (kripëra, kamfur dhe formaldehid), të cilat mund të shkaktojnë alergji dhe reagime të forta jo vetëm tek thonjtë. Dermatiti i qepallave që mund të shfaqet tek një grua që i fërkoi sytë me thonj të lyer, është më i përhapuri. Kjo ndodh sepse lëkura delikate e syve është mjaft e ndjeshme ndaj këtyre përbërësve kimik, të cilat janë në recinin e manikyrit. Disa mundësi burimesh të tjera të reagimeve alergjike janë forcuesit e thonjve me fibër dhe ngjitësja e akrilikut që përdoret për vendosjen e thonjve artificialë. Reagim alergjik mund të shkaktojë edhe vendosja e solucionit zbutës (i cili zakonisht përmban alkale të forta), që përdoret për largimin e lëkurës së thonjve.

©bukuri.com

5 comments on “Mos i fërkoni sytë me thonj të lyer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *