Kuzhina

Byrek me Philadelphia Cottage Cheese dhe lakra

Nevojiten:

• Petë
• 1 qepë të njomë
• 1 kg lakra 
• 1 presh
• 400 gr Philadelphia Cottage Cheese
• 60 gr vaj ulliri
• 1 lugë gjelle kopërr 
• 2 vezë
• kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë lakrat dhe i grimë. Në një enë të gjerë hedhim lakrat, vajin, një vezë, Philadelphia Cottage Cheese, kripë dhe piper dhe i trazojmë. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë gjysmat e petëve (ose nëse i bëni byrekët me 2 petë të trasha një për poshtë dhe një për lart), hedhim masën e përgatitur dhe shtrojmë petët e tjera duke ua kthyer anët. E lyejmë sipër me vezën tjetër dhe e pjekim në furrë në 180ï‚° C derisa të piqet dhe të ketë marrë ngjyrën e duhur.

©bukuri.com

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Byrek me Philadelphia Cottage Cheese dhe lakra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *