Beauty

Vajërat bimore

E kemi përmendur shumë herë se: vajërat bimore kanë treguar se mund të jenë të vlefshme për shqetësime dhe probleme të ndryshme shëndetësore. Më poshtë renditen disa nga bimët më të zakonshme që mund të ndihmojnë për problemet shëndetësore:

Barbaroza: Është një barnë gjakndalëse (hemostatike), i jep gjallëri lekurës dhe përdoret si ilac natyral për largimin e insekteve.
Rozmarina: Është një bimë nxitëse (stimuluese), ndihmon për forcimin e kujtesës dhe për qetësimin e gjëndjes shpirtërore, gjithashtu shëron sëmundjet revmatike.
Eukalipti: Është i përshtatshëm për kollën, asmën , ftohje dhe për dhimbjet muskulore. Gjithashtu është barnë gjakndalëse dhe nxitëse (stimuluese).
Levanda: Vaj me cilësi antiseptike dhe qetësuese. Është e përshtatshme per luftimin e dhimbjeve të kokës, për pagjumësinë dhe për depresione si dhe për qetësim nga dhimbjet, plagët dhe nga kafshime kafshësh.
Manxurana: Ndihmon veçanërisht për dhimbjet e periodave dhe për lehtësimin e gjumit. Gjithashtu rrit qarkullimin lokal të gjakut dhe lufton kundër dhimbjes së kokës. Eshtë barnë me cilësi qetësuese, lehtësuese dhe ngrohëse (nxehëse).
Bergamot: Është qetësuese dhe gjakndalëse. Është e përshtatshme për akminë, për flokë dhe lëkurë të vajosur. Mos e përdorni para se të dilni në diell. Shkakton ndjeshmëri.
Trëndafili: Është veçanërisht shërues, lehtësues si edhe qetësues kundër mërzitjeve.
Sherbelë (Bedunicë):  Është gjakndalëse dhe ka cilësi stimuluese.
Kamomili: Është një barnë qetësuese dhe është pikërisht për lëkurat e ndjeshme. Hap ngjyrën e flokut. Konsiderohet i aftë për përforcimim e pjellurisë së gruas.

Kujtoni: Përpara se ti përdorni kërkoni këshillën e doktorit. Në mënyrë të përgjithshme, mos i përdorni gjatë kohës së shtatzanisë (me përjashtim të bergamotit, trëndafilit, levandës si dhe të kamomilit mbas muajt të tretë).

©bukuri.com

0 comments on “Vajërat bimore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *