Fashion

Zgjidhni çantën që ju shkon

 

I adhuroni çantat dhe çdo herë që shkoni për të psonisur nuk dini se cilën të zgjidhni dhe arini në perfundim qe t′i blini të gjitha? Nuk ka arsye që të bëni shpenzime të kota. Mjafton thjesht që të bëni disa marifete të vogla, që të dini çdo herë se cila çantë ju shkon dhe është praktike për ju.

Kriteret:

Eleganca. Akoma edhe çantat më të mëdha mund të jenë elegante. Mbajeni anash, shikojeni veten tuaj në pasqyrë dhe shihni nëse prerja e saj ju jep elegancë ose jo.

Ngjyra. Përpara se të blini një çantë sado që t′ju pëlqejë modeli i saj, kujdesuni nëse ngjyra e saj shkon me rrobat tuaja, sidomos me ato që vishni më shpesh. Nëse bëni të kundërtën, ndoshta do të pendoheni për zgjedhjen tuaj.

Kapaciteti. Kërkesat e përditshme janë të shumta dhe duhet … t′i nxënë të gjitha! Mbi të gjitha, një çantë duhet të jetë praktike dhe e rehatshme.

Çfarëdo çante që të zgjidhni, mos e mbushni jashte mase. Rëndoni mesin tuaj, qafën dhe këmbët tuaja pa ndonjë arsye.

©bukuri.com

0 comments on “Zgjidhni çantën që ju shkon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *