Fashion

Zgjedhja e saktë për një këmishë burrash

Çfarë duhet të kontrollojmë kur blejmë një këmishë të re?

Pikë së pari cilësinë, të cilën mund ta kuptojmë duke prekur copën. Pastaj jakën, krahët në fund tek palosja dhe qepjen.
Zgjedhja e jakës duhet të bëhet në vartësi me ndërtimin e trupit tonë dhe me përdorimin e këmishës. Një jakë e ashpër e bën paraqitjen tonë më të ashpër dhe profesionale, ndërsa një jakë e butë, na bënë të dukemi më të lirshëm dhe më të rehatshëm.

Mënga, e zakonshme apo dyshe, na ben të dukemi më zotërinj në çdo paraqitje tonën.  Sidomos kombinimi i mëngës dyshe me kopsat e duhura, tregojnë personalitetin tonë, sepse përbëjnë hollësinë e veçantë dhe mjaft të rëndësishme.

 Por, “kurorëzimi” në zgjedhjen e këmishës së saktë është qepja e mirë dhe e kujdesshme e saj.

Nëse zgjidhni këmishën që kombinon në mënyrë harmonike të dhënat e mësipërme, do të keni gjetur mënyrën që të veçoni nga të tjerët me stilin tuaj personal.

©bukuri.com

0 comments on “Zgjedhja e saktë për një këmishë burrash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *