Shendeti

Forconi mbrojtjen e lëkurës tuaj në diell

Hetimet kanë treguar se përdorimi vetëm i kremërave kundër diellit për mbrojtjen e lëkurës nuk është i mjaftueshëm. Konsumimi i vitaminave të veçanta nga goja me gërshetimin e kremit kundra diellit, është më e mira për mbrojtjen e shëndetit të lëkurës dhe për përforcimit e të nxirit. Natyrisht rrobat, kapelja dhe syzet e diellit, janë gjithmonë masa mbrojtëse të domosdoshme.

Forcojeni pra lëkurën tuaj me ushqime dhe produkte ndihmuese që do të kenë substanca si:


Vitamina B: hetimet vërtetojnë se vitamina B vepron si mburojë mbrojtëse në sistemin e imunizimit të organizmit nga rrezet e dëmshme UVA, duke ulur mundësitë e shfaqjes së kancerit të lëkurës.
Vitamina C është e domosdoshme për shërimin e kockave. Ripërtërin dhe ndihmon lëkurën që të duket më ”e re” përderisa lufton rrënjët e lira (toksinat e trupit), që mund të shkaktojnë plakje të qelizave të parakohëshme dhe kancer.
Vitamina E ka cilësi të fuqishme kundëroksidimi me përfundim të luftojë rrënjët e lira që shkakton qëndrimi në diell dhe të mbrojë membranën e qelizave.
Likopen: një substancë kundëroksiduese që gjendet tek domatja dhe tek ushqime të tjera plotësuese. Lufton rrënjët e lira dy herë më shumë se vitamina B.
Trupat mbrojtës: të ashtuquajtur dhe të seleksionuar nga shkenca si ”qeliza të mira mbrojtëse”, janë zakonisht baktere njeqelizore. Hetimet kanë theksuar se konsumimi i tyre rrit sistemin e imunizimit të organizmit dhe mund të mbrojë nga forma të ndryshme kanceri.
©bukuri.com

0 comments on “Forconi mbrojtjen e lëkurës tuaj në diell

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *