Gratë që janë të gjata ose më të shëndosha sesa pesha mesatare, ose kanë zgjatje kohe shtatzanësie sesa e zakonshmja, kanë më shumë mundësi që tët lindin fëmijë mbi peshë. Një grup shkencëtarësh amerikanë, dolën në përfundim se faktorët që ndikojnë, midis të tjerave, mundësinë e lindjen së një fëmije mbi peshë janë:
Historiku i mëparshëm i të paktën dy shtatzanive, shtatzania mashkullore e embrionit, ulja e pirjes së kafesë dhe heqja dorë nga cigarja. Gjithashtu sa më i lartë të jetë niveli i edukimit, kaq më të mëdha janë mundësitë e lindjes së një fëmije mbi peshë.
Studjuesit analizuan rreth 24.000 raste shtatzanishë të shëndetshme. Vërtetuan se gratë që kishin peshë mbi 80 kg përpara se të mbeteshin, historiku i të paktën dy shtatzanive normale të mëparshme, kishin rrezik të dyfishtë të lindjes së një fëmije mbi peshë. E njëjtë ishte edhe për gratë që kohëzgjatja e shtatzanisë kalonte 42 javë.
©bukuri.com
0 comments on “Gratë shtatzëna me kile të tepërta mund të lindin fëmijë mbi peshë”