Estetike

Çfarë ofron vaji i bajameve dhe vaji i gjetheve të trëndafilit

Dobishmëri të veçantë për bukurinë tonë ka vaji i bajameve, i cili, sheshon rrudhat e gushës dhe zbut lëkurën e ashpër tek bërrylat dhe gjunjët, forcon thonjt e butë dhe pastron zonat delikate.

  • Bluani bajame dhe trazoni dy lugë nga ato me pak mjalt, aq sa te bëhet një masë pak e trashë. Bëni peeling në këto zona të ashpra çdo 15 ditë. Të posaçme janë produktet peeling nga bajamet në ”miell”, të cilat, po t’u hedhësh disa pika lëng limoni bëhen të dobishme për lëkura të yndyrshme, përderisa janë të pasura me vitaminë E dhe D.
  • Gjithashtu i dobishëm është edhe vaji i petaleve të trëndafilit, i cili, ka ndikim ripërtëritës për vijat e holla dhe për ndryshimet e ngjyrave të lëkurës. Më tepër, shpejtëson riprodhimin e qelizave, dhe njëkohësisht ndihmon lëkurën që të ruajë lagështirën dhe elasticitetin e saj. Zbuloni produktet me veçori efektive të trëndafilit tuaj të dashur.

©bukuri.com

1 comment on “Çfarë ofron vaji i bajameve dhe vaji i gjetheve të trëndafilit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *