Make up

Kujdesu për buzët e tua

Të zgjedhësh ngjyrë: Asnjëherë mos provo menjëherë në buzët e tua testerin, atë që eshtë për mostër. Më mirë ta provosh në pjesën e brëndëshme të gishtit tënd, tek mollëzat e gishtit, sepse ngjyra dhe ndjeshmëria aty ngjan shumë me atë të buzëve të tua.

Ti japësh kohëzgjatje buzëkuqit tënd: Përdor tek tek vija e formës së buzëve dhe në gjithë sipërfaqen e tyre një laps në të njëjtën ngjyrë me buzëkuqin, ose një në një ngjyrë natyrale. Hap me një penel mjaft shtresa të lehta buzëkuqi.

Buzët e tua të tregojnë mishtore: Në asnjë mënyrë mos e bëj konturin, vizën e buzëve me ngjyrë të errët. Përfundimi është i egër dhe nuk të jep finecë. Nëse dëshiron t’u japësh trashje ose fryrje buzëve që të tregojnë të lëngshme, shtoju një gloss të shkëlqyes vetëm në qëndër të buzëve.

Të mos të ”rrjedhë” glossi: Mundohu ti shmangesh përhapjes në të gjithë sipërfaqen e buzëve dhe sidomos në cepat e jashtëm dhe kaloje konturin e buzëve sipër glossit me një laps buzësh  në ngjyrë natyrale.

©bukuri.com

 

 

4 comments on “Kujdesu për buzët e tua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *