Bukuri

Arome Qershie

qershi-shqip-embelsir

Të gjitha parfumet e frymëzuara nga aroma e ëmbël e frutës dhe luleve të qershisë. Flakonë elegantë dhe aromë freskie, që shpërthen nën marka të njohura

Gerlein me aromë qershie

Një aromë frutash të freskëta dhe “oreksndjellëse”. Përbërësit kryesorë përbëhen nga jasemini dhe spërkatje të qershisë… por aroma nuk do të ishte e kompletuar pa “Lolipuf”-in, kremin rozë e të butë për trupin.

Aroma ekzotike krijohet nga një përzierje sensuale e qershive të Japonisë, vaniljes, lëvores së druve orientalë dhe petaleve delikate të mimozës. 

Cartier Delices Parfum

Një udhëtim i mrekullueshëm deri në kufijtë më të largët të imagjinatës. Një aromë ku sensualiteti femëror mban firmën “Cartier”. Aroma e freskët e piperit të kuq kombinohet me ëmbëlsinë e qershisë së ngrirë dhe sensualiteti i jaseminit theksohet nga një spërkatje vjollce.

Sofistikimi dhe sensualiteti i drurit të sandalit përzihet me aromën e qelibarit, myshkut dhe me aroma të tjera ekzotike.

Read More…

Posted under Produkte

This post was written by Bukuria on July 2, 2008

Tags: , , , ,