Kuzhina

Nje Recete Embelsire Speciale per Festen e 8 Marsit-Torta Mimoza

Torta Mimosa

Kjo ëmbëlsirë është tipike për festën e 8 Marsit. Pjesa e sipërme e tortës ngjan shumë me lulet e mimozes nga ku merr dhe emrin. Për të pregatitur këtë tortë duhen disa orë por rezultati është i mahnitshëm dhe komplimentat nuk do të mungojnë. Le të fillojmë me përbërësit që na nevojinten për pregatitjen e tortës. Ju kujtoj se në fillim duhet të pregatisim pandispanjën, që ndërkohë që piqet mund të pregatisim kremin dhe mbushjen.

Ky artikull është publikuar nga Arti Gatimit.com

Torta Mimosa

Përbërësit për pandispanjën:

75 gr miell
75 gr niseshte patate
pak kripë
6 vezë
pak pluhur vanilje
150 gr sheqer

Përbërësit për kremin:

70 gr miell
500 ml qumësht
1/2 lekure limoni
6 të verdha vezësh
pak vanilje
180 gr sheqer

Përbërësit për mbushjen:

500 gr ananas ( 1 vazo komposto ananas)
1 gotë të vogël Grand Marnier
500 ml pana ( ajkë qumeshti)
100 gr sheqer puder

Përgatitja

Pregatitja e pandispanjës

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat, këto të fundit i rrahim me fruste elektrike me gjysmën e sheqerit derisa të arrijme të kemi një përbërje të fryrë, e me ngjyre të verdhë të hapur.
Në një tas tjetër rrahim të bardhat me pjesën tjetër të sheqerit dhe pak kripë. Bashkojmë të bardhat me të verdhat me kujdes, pastaj shtojmë vaniljen, miellin e niseshten e situr. Përziejmë me kujdes dhe e hedhim përberjen në një tepsi të rrumbullaket me diameter 24 cm.
E fusim në furrë të ngrohur paraprakisht, e pjekim për 35-40 minuta në 180°.

Pregatitja e Kremit

Pastaj përgatisim kremin, ziejme qumeshtin me pak vanilje e lekuren e limonit ( që do e heqim me vonë). Në një tas rrahim të verdhat e vezave me shqeqerin, më pas i hedhim qumeshtin me ngadalë dhe i përziejmë mirë, shtojmë dhe miellin me ngadalë, i ziejmë derisa kremi të trashet duke e përziere gjithmonë me kujdes.
Lëmë pandispanjen dhe kremin të ftohen.
Marrim pandispanjën dhe e presim horizontalisht pjesën e sipërme, me ndihmën e nje thike të vogel presim pjesën brenda të pandispanjës ( sikur po hapim një grope), heqim me kujdes tulen brënda dhe e presim në copa të vogla në forëm kubi, me dorë i japin forëm të rrumbullaket si kokrrat e lules së mimozës…

 

Torta-Embelsire-Mimosa-1Torta-Embelsire-Mimosa-2Torta-Embelsire-Mimosa-3

 

Në një tas kullojmë anansin dhe gjysmen e lëngut të kompostos e përziejme me grand marnier dhe e përdorim për të lagur pandispanjën. Presim në copa të vogla ananasin.
Me anë të një fuste elektrike, montojmë panën me sheqerin pluhur dhe e shtojme me ngadale kremit të pergatitur me parë që tashmë është ftohur, lëmë një pjesë veçantë dhe pjesës tjetër i shtojmë edhe anansin.

 

Torta-Embelsire-Mimosa-5Torta-Embelsire-Mimosa-6Torta-Embelsire-Mimosa-7

 

Mbushim me kujdes pandispanjën, vemë pjesën sipër të pandispanjës dhe e lyejme të gjithë torten me kremin që lamë veçantë. Më pas hedhim me kujdes te gjitha copat e vogla që i bëmë në formë të rrumbullaket. E vemë tortën në frigorifer për të paktën 3 – 4 orë. Mund ta shërbejmë me fruta të fresketa në qoftëse doni ose me lule të fresketa apo degë mimozash.

Rezultati final i Tortës së Mimozës

torta-mimosa-2007

Gëzuar Festën e 8 Marsit!

Vizitoni Arti Gatimit.com për receta gatimi!

0 comments on “Nje Recete Embelsire Speciale per Festen e 8 Marsit-Torta Mimoza

Leave a Reply