Shendeti

Simptomat e Depresionit

depression-symptoms

Shumë prej nesh përjetojnë periudha trishtimi pas një humbjeje madhore. Shumica e marrin veten brenda disa ditësh apo javësh, pa pësuar një ndërprerje të rëndë të fetës së tyre të përditshme. Për pjesën tjetër, depresioni behet një sëmundje që sjell shqetësim, paaftësi dhe ndonjëherë është edhe kërcënuese.

Depresioni nuk është thjesht to ndihesh i trishtuar. Kur mjeket flasin për depresion ata nënkuptojnë atë çfarë quhet depresioni madhor, qe është një sëmundje mjekësore. Një person me depresion madhor, gati çdo dite, gjate gjithë ditës për dy ose me shume jave, ka simptomat si me poshtë.

Disa nga Simptomat e depresionit

  • Nuk ka interesim apo kënaqësi ne gjërat qe me pare i sillnin kënaqësi
  • Ndihet i trishtuar ose bosh qan lehte ose pa arsye
  • Ndihet i ngadalësuar ose s’rri dot ne një vend
  • Ndihet i pavlere dhe fajtor rënie ose shtim ne peshe
  • Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes
  • Vështirësi për tu marre vendimet e përditshme
  • Probleme me gjumin, veçanërisht herët ne mëngjes, ose dëshiron të flejë gjate gjithë kohës
  • Ndihet i lodhur gjithë kohen
  • Ndihet i mpire emocionalisht deri aty sa nuk mundet të qaje
  • Një person me depresion mund të ketë edhe dhimbje koke apo dhimbje të tjera to përgjithshme, probleme me tretjen dhe me marrëdhëniet seksuale.

Nëse vuani nga sëmundje ja e depresionit nuk jeni i (e) vetme. I ne çdo 5 persona të rritur, përjeton depresion to rende gjate jetës se tij, dhe çdo vit 2-4% e burrave dhe 4-8% e grave vuajnë nga depresioni i rende.

Simptomat e depresionit janë të zakonta tek gratë ne javën pare periodave mujore dhe ne javët pas lindjes (depresioni i paslindjes).

Shkaku i sakte i depresionit nuk dihet mire. Depresioni mendohet se është i lidhur me një çekuilibrim kimik ne tru qe e bën të vështire qe qelizat të komunikojnë me njëra-tjetrën.

Bukuri.com – Janar 2013

0 comments on “Simptomat e Depresionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *