Estetike

Terapi me çokollatë për një lëkurë të butë dhe të bukur

Maske-cokollate

Dëshironi një kujdes të veçantë për trupin tuaj? Dëshironi të rigjallëroheni dhe të ndjeheni të çlodhura, tonike, të keni nxitje të ndjenjave, dhe njëkohësisht të eleminoni toksinat nga trupi dhe të ulni celulitin?

Çokollata … do të bëjë tek ju ndryshimin.
Terapia me çokollatë është një burim thelbësor i bukurisë dhe i një gjëndje të mirë shëndetësore. Një shtresë e trashë, e ngrohtë që rrethon trupin tuaj do të zgjojë ndjenjat tuaja.

Lyerja e trupit me çokollatë të shkrirë, do t’ju ndihmojë që të dobësoheni, të zbusë lëkurën tuaj dhe të eliminojë stresin.

Çokollata ka veti antioksiduese dhe qëllimi i saj është pastrimi i thellë i lëkurës, përmirësimi i zonës së thatë të trupit, i forcimit të saj dhe eliminimin e toksinave nga trupi.

Ajo është e pasur me kafeinë, një substancë që ndihmon në rritjen e metabolizmit, dhe vepron kundër depresionit duke shkaktuar dëshirë të mirë dhe eufori shpirterore.

Gjithashtu:

* Ushqen, hidraton dhe nxjerr jashtë toksinat e lëkurës.

* Ajo ka veti antidepresuese dhe qetësuese.

* Aroma e çokollatës zgjon kujtimet e fëmijërisë, kështu që ne ndjehemi më të sigurt.

* Na relakson dhe nxit energjinë tonë.

Duke bërë terapi çokollate në shtëpi, përveçse në spa, ne mund të vëmë muzikë të qetë me tingujt e detit, të mbyllim sytë tanë, dhe me temperaturën e dhomës të jetë ideale, do të qetësohemi dhe do të ndihemi të rigjallëruara.

© Bukuri.com

6 comments on “Terapi me çokollatë për një lëkurë të butë dhe të bukur

  1. me flani e ku mund ta gjejme ne kete sasi kaq te madhe me cokollate te shkrire?

  2. sa kohe duhet ta mbajme trupin me cokollat

    • Bukuria

      Pershendetje Sara! Cokollaten ne trup e le 15-30 minuta.

  3. besarta

     Pershendetje .. kam nje problem me lekuren sepse eshte e mbuluar  me puqrra te imta dhe lekura eshte e vrazhde .. a mund te  funksionoj kjo me qokollatë  ? 

  4. a ben edhe per fytyre qokollata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *