Kuzhina

Sallatë me mish pule dhe grapefruit

Ssallate-grapefruit

NEVOJITEN:

175 gramë mish pule të zier të prerë në copa të vogla

2 qepë të njoma të prera në copa të vogla

2 kokrra grapefruit të kuqe

3 masa me duar me sallatë të përzier, sallatë jeshile, marule,  gjethe spinaqi të vogla, të lara mirë dhe kulluara

2 lugë uthull nga verë e bardhë

4 lugë vaj ulliri

4 lugë krem qumështi

8 arra të pastruara dhe të copëtuara mirë

kripë

piper

PËRGATITJA:

Hedhim në një tas ose në një enë të thellë duke i trazuar mirë uthullën, vajin e ullirit, qepët e grira dhe kremin e qumështit. Nëse sauce bëhet shumë e trashë, hollojeni me pak ujë të ngrohtë.

Hedhim copat e mishit të pulës dhe i trazojmë mirë. Pastrojmë me një thikë kokrrat e grapefruit  dhe në vazhdim hiqni vertikalisht dhe pjesën e bardhë të tyre. Me thikën përpiquni të hiqni edhe fetat e grapefruit që gjenden midis lëkurës.

Në një pjatelë hidhni sallatën e përzier dhe sipër saj hidhni salcën e krijuar që përziet me mishin e pulës. Pastaj hidhni sipër fetat apo copat e grapefruit dhe arrat. U hidhni sipër pak kripë dhe piper të freskët.

(c) Bukuri.com

0 comments on “Sallatë me mish pule dhe grapefruit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *