Shendeti

Ndërrojeni shpesh bebelinën fëmijës tuaj

 

pampers_swaddlers-2

Ndërrimi i shpeshtë i bebelinës ndihmon që të mos i krijohen acarime dhe plagë fëmijës tuaj, sepse lëkura e fëmijës është mjaft e butë dhe delikate dhe mund të pësojë shpesh pezmatime dhe acarime.

Plagë shfaqen zakonisht në pjesën e brëndëshme të kofshëve dhe tek të ndënjurat. Fëmijëve duhet t’u ndërrojmë shpesh bebelinat. Kujdesuni pra t’i ndërroni bebelinon para dhe pas ushqimit.

Një foshnjë e vogël ka nevojë për ndërrim të shpeshtë të bebelinës gjatë ditës. Pastrojeni mirë fëmijën kur ndërroni bebelinat me pambuk dhe ujë të vakët ose si zakonisht me letrat e lagura të fëmijëve.

Në fund përdorni krem femijësh për acarimet e lëkurës. Krem fëmijësh që qetësojnë lëkurën preferoni kremërat qe kanë përmbajtje kamomili dhe vitaminën B5, të cilat qetësojnë lëkurën e fëmijës nga djegiet dhe acarimet dhe e ushqejnë.

 
 ©Bukuri.com

0 comments on “Ndërrojeni shpesh bebelinën fëmijës tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *