Beauty

Buqetë nuseje

Që të përfundoni me rregullimin e paraqitjes suaj, nuk mbetet gjë tjetër veçse të zgjidhni një buqetë nuseje të përkryer. Ka shumë gjëra që duhet t’i merrni parasysh përpara se të zgjidhni buqetën që doni, duke filluar që nga forma e trupit tuaj dhe deri në stilin dhe ngjyrën e fustanit tuaj. Një zgjedhje e saktë e buqetës tuaj, do e ëmbëlsojë siluetën tuaj dhe do të kombinojë në mënyrë harmonike me dasmën tuaj.

Përpara se të shikoni propozimet që ju bëjnë për buqetën e nusërisë, mendoni më parë se si do donit që të ishte buqeta juaj. Ëndërroni një buqetë shumëngjyrëshe, njëngjyrëshe apo një buqetë të thjeshtë dhe fisnike? Ekziston ndonjë lloj luleje që e pëlqeni shumë apo doni të zgjidhni lule duke u mbështetur në rëndësinë e tyre? Kujdesuni që të keni një ikonë të përgjithshme për buqetën e nusërisë, duke ndihmuar kështu edhe përgatitësin e buqetës tuaj që t’u sugjerojë më të përshtatshmen për ju. 

Diçka tjetër që duhet të mendoni, është stili i dasmës tuaj dhe lulet e tjera qe do keni si dekorim. Buqeta juaj duhet të kombinojë me pjesën tjetër të luleve që keni për zbukurim, por jo patjetër dhe me ngjyrën . Një buqetë nuseje me ngjyra të ndryshme nga ato që keni zgjedhur për zbukurimin e sallës apo të kishës, do e bëjë paraqitjen tuaj të veçantë, pa qënë e nevojshme që t’u tërheqë të tjerëve vëmendjen nga ju dhe nga fustani juaj! Mendojeni dekorimin e dasmës tuaj si një bashkësi  dhe jo si pjesë të ndara njëra nga tjetra. 

©bukuri.com

0 comments on “Buqetë nuseje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *