Ushqimi

Angjinare për dispepsi

Angjinarja ka cilësi diuretike dhe të ndihmon në rregullimin e kolesterinit.

Çfarë është:  Angjinarja  (Cznara scolymus)  hyn tek  familja e gjembave. Është e njohur për shijen e saj të vaçantë, si dhe për cilësitë terapike.

Recetë popullore: Në Egjiptin dhe në Greqinë e lashtë , angjinarja përdorej për të  përballuar dispepsinë,  gjithashtu ishte e njohur për cilësitë  afrodiziake (seksuale) dhe diuretike.

Shkencëtarët  vërtetojnë se:  Esenca e gjetheve të angjinares  (ALE) jep një kurim të sigurt dhe rezultativ për dispepsinë.  Nga një studim i fundit që u bë në 247 persona të cilët vuanin nga dispepsia, shkencëtarët arritën në konkluzionin se pacientët të cilët morën ALE kishin 15% përmirësim. Gjithashtu 86%  e pacientëve  pranuan se ALE esenca e gjetheve  përballoi me rezultat të mire siptomat e dispepsisë.

Siguron: Esenca e gjetheve rrit  lëvizjet e  tëmblit, shpejton ushqimin në aparatin tretës dhe lehtëson tretjen.  Për këtë arsye ALE të lehtëson nga fryrjet e barkut.

Angjinarja , si e gatuar dhe e gjallë eshtë një ushqim i lehtë dhe i shëndetshëm. Përmban vitaminat  A dhe C, calcium, magnes dhe fosfor. Pastron gjakun, tonon organizmin dhe në veçanti  zemrën, dhe ndihmon në mëlçinë e zezë (hepatic). Lufton revmatizmën dhe arteriosklerozën. Rregullon tretjen e ushqimit dhe të  lehtëson dhimbjet e kapsës. Për shkak të  esencës (cynarine ) që  përmbajnë  gjethet e saj , konsiderohet një  nga ilaçet më  efektive për mëlcinë  e zezë.

©bukuri.com

0 comments on “Angjinare për dispepsi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *