Shendeti

Pirja e apasionuar e duhanit vret martesën

Mendoni se megjithëse pini duhan, cigarja nuk e rrezikon shëndetin tuaj? Martesa me një person që pi cigare mund t’ju kushtojë dhe vetë jetën tuaj! Në bazë të një hetimi të Universitetit të Harvard, ata që nuk pine duhan dhe janë të martuar me ata që pine duhan, përballojnë rreth 42% rrezik më të lartë të pësojnë hemoragji celebrale. Ky rrezik, pothuajse dyfishohet (72%) tek ata që kanë qënë në të kaluarën duhanpirësit – duke prekur përqindjen e rrezikut që përballojnë edhe vetë duhanpirësit. Në këto përfundime arritën hetuesit, pasi ndoqën për 9 vjet 16,225 vullnetarë, në mënyrë që të studjonin rolin e pirjes pasive të duhanit në provokimin e hemoragjisë celebrale. Shpjegimi që japin është: Duhanpirësit që e pijnë me pasion, me frymëmarrjen e tyre të përditshme marrin me qindra elemente kimike, të njohur për toksike por edhe për veprimin e tyre kanceroz. Gjithashtu, duket se rrezikojnë përqindje të lartë të kancerit të mushkërive ose të zgavrës hundore, infektime të frymëmarrjes dhe në sëmudjet e zemrës. Tani pra, bashkëshorti juaj, ka një arsye më shumë që ta presë duhanin: shëndetin e familjes së tij!

©bukuri.com

0 comments on “Pirja e apasionuar e duhanit vret martesën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *