Make up

Çfarë është Henna Mehndi? Modele tatuazhe me Henna

HENNA TATTOO MEHNDI

Çfarë është Henna Mehndi?

Historia e Mehndi fillon që para 5,000 vjetësh. Henna natyrale është një substancë me ngjyrë që prodhohet nga një bimë që quhet hawsonia inermis dhe është gjithashtu e njohur si Henne, Al-Khanna etj.

Henna rritet në vende të ngrohta si India, Pakistani, Malezia, Persia, Siria, Egjipti, Maroku, Azia, etj.

Gjethet e Henës, pasi thahen përpunohen dhe shiten në formë pluhuri, gjithashtu mund të përzihet dhe me bimë të tjera.

Për të ndryshuar ngjyrën e saj dhe kohëzgjatjen e modelit të tatuazhit, përdoret çaj, kafe, karafil, limon, sheqer dhe vajra të ndryshme.

Në Indi nuset që martoheshin 2-3 ditë para se të behej dasma, mblidheshin njerëyit e fisit dhe gjithë natën bënin Mehndi tek duart, tek këmbët dhe në pjesët e tjera të trupit.

Henna nuk është e dëmshme për lëkurën nëse është natyrale dhe ku ka përzierje me substanca kimike. Pluhuri (Henna), përzihet me ujë duke e trazuar dhe duke e hedhur në një shishe plastike të vogël që është posaçërisht për Hennën (earth henna).

Pasi është vizatuar modeli tatuazhit që duam, kalohet sipër Henna dhe lihet derisa të thahet.  Tatuazhet e bërë me Henna mbajnë 2-3 javë dhe pastaj zhduken.

Është një mënyrë e mirë për të patur një tatuazh në trupin tuaj pa qënë e nevojshme të shposh trupin me gjilpërë dhe të kesh diçka të përjetshme në trupin tënd, ndoshta duke u penduar që e bëtë apo duke menduar sesi mund ta hiqni.

Henna të jep mundësinë të zgjedhësh dicka për pak kohë dhe ta ndërrosh atë pa pasur dhimbje dhe pa e dëmtuar trupin.

Më poshtë ne po ju tregojmë disa modele tatuazhesh me Henna.

 

Henna-tatuazh18

 

Henna-tatuazh 

Henna-tatuazh1

Henna-tatuazh2 

Henna-tatuazh3 

Henna-tatuazh4

 Henna-tatuazh5

Henna-tatuazh6 

Henna-tatuazh7 

Henna-tatuazh8 

Henna-tatuazh10

Henna-tatuazh9 

Henna-tatuazh11 

Henna-tatuazh12 

Henna-tatuazh13 

Henna-tatuazh17

Henna-tatuazh14 

Henna-tatuazh15

Henna-tatuazh16

 

©Bukuri.com

3 comments on “Çfarë është Henna Mehndi? Modele tatuazhe me Henna

Leave a Reply

Your email address will not be published.