Për të shmangur rrathët e zinj që krijohen rreth syve ju mund të përdorni maska të thjeshta me patate me kastravec dhe fiq.
Patja ndihmon për zbardhjen e rrathëve të syve sepse përmban një enzimë katekolase. Kjo enzimë përdoret shpesh tek produktet kozmetike për zbardhjen e fytyrës.
Përveç patates një ushqyes dhe freskues i mirë që ndihmon për rrathët e zinj të syve është dhe kastraveci. Kastraveci ka veti të ulë enjtjen e syve. Kastraveci përmban shumë ujë, përmban vitaminë C, e cila është e njohur për vetinë e saj ndaj acarimeve të ndryshme të lëkurës. Kastraveci përmban dhe acid askobik.
Të njëjtin përfundim do të keni edhe nëse vendosni tek sytë tuaj fiq të prerë në feta. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë dhe ndihmon për të patur një lëkurë të shëndetshme.
Pataten, kastravecin dhe fikun mund t’i përdorni si maska për sytë duke i prerë ne feta të holla dhe duke i vendosur sipër syve dhe duke i lënë 10-15 minuta.
©Bukuri.com
11 comments on “Maska për rrathët e zinj të syve”