Kuzhina

Sallatë me spinaq, kërpudha dhe lajthi

sallatë_spinaq_me_kerpudha Nevojiten:

  • 200 gr spinaq i freskët i larë dhe i kulluar
  • 125 gr kërpudha të prera ne feta të holla
  • 125 gr lajthi të copëtuara
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë uthull
  • 1 thelpi hudhër i grirë
  • 2 lugë majdanoz i grire
  • 3 lugë kos
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

Në një mixer rrihni vajin bashkë me uthullën, hudhrën, majdanozin, kosin kripën dhe piperin deri sa të jenë përzier mirë. Prini spinaqin në copa të mëdha dhe hidheni në një tas ose enë tjetër. Hidhni brënda kërpudhat dhe lajthitë dhe përzijini bashkë. Hidhuni sipër masën e grirë në mixer dhe trazojini pësëri.

Tip: Në vënd të lajthive mund të përdorni fara pishe, të cilat shkojnë shumë me spinaqin.

©bukuri.com

About

Bukuri.com është një hapësirë ku na jepet mundësia të ndajmë këshilla mjaft të nevojshme për kurën e trupit dhe shpirtit tonë!

0 comments on “Sallatë me spinaq, kërpudha dhe lajthi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *