Flokët kaçurrela gjithmonë fryhen më shumë, ngatërrohen dhe mund të këputen më lehtë, për këtë kanë nevojë për më shumë kujdesje.
- Sa herë që laheni përdorni gjithmonë conditioner dhe ta lini për 5 minuta në flokët tuaj që të veprojë duke bërë masazh të lehtë tek rrënjët (por mund të përdorni edhe maskë). Pasi t’i keni shplarë flokët me ujë të vakët (shmangni ujin e nxehtë), fshijini lehtë me një peshqir pa bërë lëvizje të menjëhershme.
- I krihni me kujdes në fund tek majat sepse janë delikate dhe në vazhdim hidhni serumin e flokëve duke e punuar me dorë që nga majat e deri lart.
- Ndajini flokët tuaj gjysmat lart dhe të tjerat poshtë dhe i kapni me clips. Duke filluar që nga poshtë i krihni në mënyrë që t’i çngatërroni.
- Me tharësen e flokëve (jo shumë afër flokëve) thajini flokët dhe paralelisht vazhdoni ti krihni nga çdo anë. Nëse doni që t’i drejtoni më mirë flokët në disa vende përdorni furçë të trashë të rrumbullakët.
- Pasi të jenë tharë, i krihni dhe më pas u hidhni serumin.
Në fund mirë është të përdorni silikon (silicone) për majat e flokëve tuaj, në mënyrë që të jenë të butë, që të mos thahen shumë nga tharësja dhe të mos hapen majat në dy pjesë.
©bukuri.com
62 comments on “Për ju që keni flokë kaçurrela”