Sex & Marëdhënie

Heshtja nuk është gjithmonë e vlefshme – flisni për seksin

Gjatë peridhës së terapisë të disa çifteve të martuar, psikologu i pyet se çfarë do të dëshironin nga bashkëshorti-bashkëshortja e tyre. Pjesa më e madhe u përgjigj ”më shumë kohë me bashkëshortin/en” ose ”të ndihmojë në punët e shtëpisë”. Kur një 60 vjeçar thotë: ”Ajo që do të doja në të vërtetë nga gruaja ime është seksi gojor (seksi oral)”, dhe psikologu e pyet: ”çfarë do të jepje ti për këtë gjë?”, ”gjithçka”  u përgjigj. “Çfarë do të thoje ti?” thotë psikologu duke ju drejtuar bashkëshortes së 60 vjeçarit. ”Tre gjëra kam për të thënë. E para, nuk e shoh si gjë të keqe. E dyta, nuk është nevoja të japi ”gjithçka”  dhe e treta, pse duhet të kalonin 40 vjet që ta bisedonim këtë?”

Sipas Dr. Donald Strasberg petagog psikolog, më të shumtët kemi turp të flasim për atë që na pëlqen në seks ndoshta sepse kështu na mësuan ose ndoshta nuk duam që bashkëshorti/ja jonë të mendojë se po e ”korrigjojmë”. Heshtja mbështetet tek frika dhe frika pengon komunikimin, dhe pa komunikim nuk ka kënaqësi seksuale, theksojnë të posaçmit.

©bukuri.com

0 comments on “Heshtja nuk është gjithmonë e vlefshme – flisni për seksin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *